• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Mbrojtja kërkon lirimin e Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale

20:59 : 05/04/2026
në RAJONI

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka kërkuar nga Gjykata Speciale shpalljen e tij të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës dhe lirimin e menjëhershëm. Ai ka kundërshtuar edhe kërkesën e prokurorisë për 45 vjet burg, duke theksuar se ka mospërputhje mes ligjeve aktuale të Kosovës dhe atyre të ish-Jugosllavisë.

Në dosjen përfundimtare gjyqësore, mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Speciale ta shpallë të pafajshëm dhe ta lirojë menjëherë klientin e saj.

Në konkluzionin e kësaj dosjeje, avokati Mishetiq ka theksuar se Trupit Gjykues i kërkohet ta shpallë Thaçin të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës dhe të urdhërojë lirimin e tij të menjëhershëm.

Në dokument thuhet se, nëse megjithatë Trupi Gjykues vendos ta shqyrtojë çështjen e dënimit, Thaçit duhet t’i jepet lehtësim dënimi, me argumentimin se dënimi maksimal i mundshëm prej 15 vitesh është i panevojshëm.

Lexo edhe:

“Specialja” publikon video nga qendra e paraburgimit në Hagë

Pse u shty shpallja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së në Gjykatën Speciale?

“Në rast të ndonjë konflikti ndërmjet Ligjit dhe Kushtetutës, Kushtetuta mbizotëron. Rrjedhimisht, ky Trup Gjykues duhet të përcaktojë dënimin maksimal që ishte i paraparë me ligj në vitet 1998 dhe 1999”, thuhet në dosjen përfundimtare gjyqësore të dorëzuar nga mbrojtja e Thaçit.

Tutje në dosjen përfundimtare gjyqësore të mbrojtjes së Thaçit argumentohet se është e ndaluar në mënyrë kushtetuese që gjykata të shqiptojë një dënim më të madh se 15 vjet, edhe për krimet e së drejtës zakonore.

“Trupi Gjykues është i detyruar të marrë parasysh diapazonin e dënimeve në fuqi në kohën përkatëse dhe çdo diapazon tjetër më të mëvonshëm më të butë për veprën, të parashikuar nga ligjet e Kosovës, gjatë përcaktimit të dënimit që duhet t’i shqiptohet një personi të shpallur fajtor për një krim sipas së drejtës ndërkombëtare, në përputhje me Nenin 44(2)”, thuhet në dokument, ku mbrojtja e Thaçit përfshin Kodin Penal të ish-Jugosllavisë.

Për më tepër, Trupi Gjykues duhet ta marrë parasysh diapazonin e dënimit të zbatueshëm në kohën e kryerjes së veprës, prej 5 deri në 15 vjet, i cili njëkohësisht përbën diapazonin më të butë krahasuar me versionet e mëvonshme të Kodit Penal të Kosovës.

Gjithashtu, Trupi Gjykues duhet të marrë parasysh jurisprudencën bashkëkohore të Kosovës që lidhet me këtë vepër ose me të njëjtin konflikt të armatosur, gjatë përcaktimit të dënimit, thuhet ndër të tjera në dokument.

Avokati Mishetiq i kërkon Trupit Gjykues që “të marrë në konsideratë disa faktorë lehtësues”.

Aty, ai thekson ndër të tjera se “nuk do të kishte Dhoma të Specializuara të Kosovës, dhe as Zyrë të Prokurorit të Specializuar, po të mos ishin përpjekjet e Thaçit”.

Mishetiq përmend edhe dorëheqjen e Thaçit nga pozita e presidentit të Kosovës më 5 nëntor 2020 dhe dorëzimin e tij vullnetar në Gjykatën Speciale, duke shtuar se, sa ishte kreu i shtetit, Thaçi dha intervista të plota për Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në dosjen përfundimtare, mbrojtja thekson se Trupi Gjykues ka dëgjuar prova të konsiderueshme se Thaçi ka bërë deklarata të rëndësishme në favor të bashkëjetesës paqësore të popujve.

“Thaçi u ka bërë thirrje shqiptarëve të mos kërkojnë hakmarrje ndaj fqinjëve të tyre serbë në verën e vitit 1999, për çka ai ka marrë vlerësim nga shumë dëshmitarë në këtë gjykim. Hill dëshmoi se Thaçi nuk ishte lloji i personit që do të kryente dhunë ndaj të tjerëve, ndërsa Covey dëshmoi në mënyrë të ngjashme”, thuhet tutje në dosjen përfundimtare të mbrojtjes.

Mbrojtja ka vënë në theks edhe respektimin e të gjitha urdhrave të gjykatës nga ana e Hashim Thaçit.

Aktgjykimi i shkallës së parë për katërshen e UÇK-së, me vendim të gjykatës, pritet rreth fundit të muajit maj. / RTK

Etiketa: gjykata specialeHashim Thaçi

Lajme të lidhura

BOTA

“Specialja” publikon video nga qendra e paraburgimit në Hagë

19:01 : 12/05/2026
RAJONI

Pse u shty shpallja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së në Gjykatën Speciale?

18:55 : 08/05/2026
AKTUALITET

“Më është mbyllur goja…”, Hashim Thaçi rrëfen përjetimin në 6 vite izolim

22:41 : 04/05/2026
RAJONI

Grenell i gëzohet shpërndarjes së Kuvendit, shpreson në rikthimin e Thaçit për zgjedhje

15:37 : 07/03/2026
RAJONI

Gjyqi në Hagë/ U akuzua për ndërhyrje në drejtësi, Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm

12:11 : 27/02/2026
RAJONI

Sot deklaratat hyrëse në rastin ndaj Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit për pengim të drejtësisë

08:44 : 27/02/2026
Para

Ish-ministri grek analizon “jetëgjatësinë” e Ramës në pushtet: Ka blerë njerëz të fuqishëm në opozitë

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom