• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Implikimet globale të një lufte të nisur dhe pabitisur

14:34 : 07/03/2026
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE, KRYESORE, OP-ED

Nga Ilir Kalemaj

Ky ka për të qenë një vit sfidues në planin ndërkombëtar. Një vit ku gjeopolitika ndërthuret me gjeostrategjinë, gjeoenergjinë dhe gjeoekonominë, pa lënë pas edhe përplasjet kulturore, fetare, etnike dhe sektare. Shumë analiza janë bërë deri tani mbi arsyet e sulmit jo dhe aq të papritur mbi Iranin. Në fakt të paralajmëruar duke parë dështimin e negociatave në Gjenevë dhe përqendrimin e luftanijeve dhe aeroplanmbajtësve amerikane, ku e vetmja befasi ishte shënjestrimi i saktë i thuajse gjithë nomenklaturës së lartë iraniane me në krye ajatollah Khamenein brenda harkut të pak minutave. Natyrisht ajo që vijoi në ditët më pas, tashmë që ka kaluar një javë nga bombardimet është shumë-dimensionale, vështirë e parashikueshme duke marrë në konsideratë variablat e shumta dhe implikimet globale që ka dhe pritet të ketë përgjatë këtij viti.

Por disa parashikime janë dukë u bërë qysh tani duke marrë parasysh paparashikueshmërinë e zgjatjes së konfliktit, kohëzgjatjes së mbylljes së Ngushticës së Hormuzit, rritjes së kostove të energjisë dhe transportit, shkallës së përhapjes së konfliktit apo konflikteve të reja të mundshme, frika që një recesion i mundshëm i ekonomisë botërore i parashikuar qysh më parë mund të goditet dhe nga një tajfun krize financiare globale që mund të zhysë një pjesë të mirë të botës në mos në depresion, në një situatë të ngjashme me atë të 2008-ës. Ky skenar natyrisht që nuk lë imun asnjë vend, sado periferik të jetë në raport me konfliktin në Lindjen e Mesme dhe ku edhe vende si Shqipëria kanë filluar tashmë të ndjehen efektet, sa nga rritja e çmimeve të naftës deri te rënia pikiatë e rezervimeve nga turistët.

Strategjia e Iranit për të goditur pa diskriminim fqinjët duke filluar nga Vendet e Gjirit të cilat kanë përjetuar një valë të paprecedentë sulmesh raketorë dhe me dronë, kanë shkaktuar panik në popullatë, veçanërisht duke marrë parasysh numrin e të huajve në këtë vende që tejkalon ndjeshëm numrin e vendasve. Vetëm Emiratet e Bashkuara Arabe ku Dubai është më i njohuri ka marrë rreth 1000 sulme raketore dhe me dronë, i ndjekur nga Kuvajti me mbi 600 dhe mandej Bahreini, Izraeli dhe Jordania. Por nuk kanë shpëtuar as Qipro që strehon bazën britanike me 5, Omani me 2, Arabia Saudite me 2 dhe Turqia- vend kryesor anëtar i NATO-s që pati një sulm që u asgjësua në ajër.

Për shembull Katari ndërpreu furnizimin e gazit të lëngshëm për shkak të forcës madhore, i gjendur nën breshërinë e dronëve iranianë. Plot 82% e eksportit të gazit katarez shkon në Azi, ku 30% e importeve të gazit të Kinës janë nga Katari, India rreth 42-52%, Koreja e Jugut 14-19% e kështu me radhë. Kjo i rriti çmimet e bursës aziatike për gazin rreth 40 përqind që ditën që Katari njoftoi ndërprerjen. Së fundmi Katari rrëzoi dhe dy abionë luftarakë iranianë që synon bazën amerikane të Al-Udeid në Katar që është qendra nervore për operacionet nga ajri të gjithe Lindjes së Mesme  përmes një F-15, duke shenjuar kësisoj dhe herën e parë të një ballafaqimi ushtarak për forcat ajrore katareze.

Lexo edhe:

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Morali i munguar i politikës

Deri tani janë fundosur mbi 30 anije iraniane, ndërsa sulmet me raketa nga Irani janë ulur me rreth 90 për qind për shkak se janë goditur platformat për hedhjen e tyre, duke reduktuar drastikisht dëmin që mund të vinte nga sulmet iraniane në krejt rajonin. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, paralajmëroi se një “rritje dramatike” e sulmeve pritet të ndodhë në ditët në vijim, duke theksuar se operacionet do të mbështeten edhe nga Mbretëria e Bashkuar. Por çfarë pritet të ndodhë konkretisht në rajon, cilat do të jenë pasojat afatshkurtra dhe afatmesme, si dhe sa do të implikohet pjesa tjetër e botës dhe si do të ndikojë në ekuilibrat globalë kjo çështje?

Me shumë gjasa do të shohim një vazhdimësi të konfliktit të shpërfaqur në format e një lufte hibride që kombinon atë konvencionale me atë jo-konvencionale. Irani ka të ngjarë të tërhiqet sa herë që mbijetesa e regjimit vihet në rrezik, por do të godasë sapo të ndjejë se vëmendja e Perëndimit është e shpërndarë (p.sh. te Ukraina ose Tajvani). Në të ardhmen e afërt, pasuesi i Khamenei-t do të jetë dikush që vjen nga radhët e Gardës Revolucionare, duke e shndërruar Iranin nga një “teokraci ideologjike” në një “autokraci ushtarake-nacionaliste”. Kjo mund ta bëjë Iranin më të parashikueshëm, por jo më pak antagonist. Irani do të përdorë mbrojtjen diplomatike të Kinës për të zbutur efektin e sanksioneve. Kjo do të thotë se strategjia amerikane e “presionit maksimal” ka arritur pikën e saj të saturimit dhe nuk mund të prodhojë më rezultate me fuqi kapitulluese ndaj palës tjetër. Konflikti nuk do të zgjidhet me një marrëveshje të madhe paqeje, as me një luftë përfundimtare. Irani do të pranohet de facto si fuqi rajonale, ndërsa Izraeli dhe shtetet arabe do të krijojnë një aleancë mbrojtëse të heshtur për të balancuar këtë peshë.

Irani do të vazhdojë të pasurojë uraniumin deri në nivele teknike që e lejojnë të ndërtojë një armë brenda javësh, pa e bërë realisht atë. Kjo detyron Perëndimin të qëndrojë në tryezë, ndërsa vepron si një “mburojë” diplomatike për aktivitetet e tjera rajonale. Me shumë mundësi do të shohim një rritje të sofistikimit të Hezbollahut në Liban, Houthis në Jemen dhe milicive në Irak. Qëllimi është lodhja e kundërshtarit përmes kostove ekonomike dhe tensioneve të vazhdueshme

Nga ana tjetër, kjo nuk është më një lojë mes Iranit dhe Perëndimit. Irani është bërë një furnizues kritik ushtarak për Rusinë (dronët Shahed). Kjo i jep Teheranit mbrojtje diplomatike në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe teknologji të avancuar ruse (si sistemet S-400 ose avionët Su-35).Për sa kohë që Kina blen naftën iraniane, sanksionet perëndimore mbeten të dhimbshme, por jo vdekjeprurëse. Duket qartë se rajoni po hyn në periudhë afatgjatë lufte të re të ftohtë. Nuk do të ketë një fitues të qartë apo një ceremoni nënshkrimi paqeje së shpejti. Irani do të vazhdojë të testojë “vijën e kuqe” të SHBA-së, duke luajtur me rrezikun, por pa e kaluar atë deri në pikën e vetëvrasjes politike. Ka analistë që vënë në pah se stabiliteti i Iranit varet më shumë nga trashëgimia e Liderit Suprem pasues sesa nga raketat e jashtme. Por së fundmi SHBA jo vetëm ka refuzuar të konsiderojë si pasuesin e Khameneit djalin e tij Mojtabën por presidenti Trump ka bërë të qartë që “nuk do të ketë asnjë marrëveshje me Iranin përvec dorëzimit të pakushtëzuar” dhe pas kësaj duhet të ketë “zgjedhjen e një udhëheqësi të madh dhe të pranueshëm” për SHBA-të, duke e vendosur tashmë Teheranin përballë një ultimatumi të ri të panegociueshëm.

Izraeli nga ana tjetër ka ndryshuar paradigmën e tij të sigurisë. Nëse më parë fokusoheshin te “tentakulat” (Hamasi, Hezbollahu), tani strategjia e tyre quhet Doktrina e Oktapodit: goditja direkt e “kokës” (Teheranit). Me gjasë Izraeli do të rrisë operacionet e inteligjencës brenda Iranit. Siç paralajmërojnë ekspertët ka të ngjarë te ketë përherë e më tepër “aksidente” në impiantet e pasurimit të uraniumit, sulme kibernetike ndaj infrastrukturës dhe eliminime kirurgjikale të figurave kyçe shkencore dhe ushtarake. Për Izraelin, një Iran bërthamor është një kërcënim ekzistencial, jo politik. Nëse inteligjenca izraelite nuhat se Teherani po fillon procesin e fundit të montimit të një koke bërthamore, sulmi ajror mbi bazat si Natanz apo Fordowka për të ndodhur me siguri. Izraeli po forcon bashkëpunimin me shtetet arabe (si Arabia Saudite dhe Emiratet), elitat politike të së cilave ndonëse nuk flasin hapur, ndajnë të njëjtën frikë nga Irani. Por natyrisht popullsia e krejt vendeve të tyre ka një prirje të qartë anti-zioniste që i bënë partnerë të parehatshëm me Izraelin, pavarësisht kërcënimit iranian. Ndërkohë Turqia si fuqi kryesore rajonale nuk do të pranonte kurrsesi as një Iran të copëtuar që do të prodhonte hemorragji refugjatësh, as një hegjemoni izraelite në rajon që janë dy linjat e kuqe të Ankarasë por natyrisht as një Iran nuklear që do të kërcënonte fqinjët me agresion të pamatur dhe as milicitë e tij si dorë e zgjatur që shkaktojnë destabilitet në rajon.

Irani e di që arma e tij më e fortë nuk është raketa, por pozita gjeografike. Ngushtica e Hormuzit është vena jugulare e ekonomisë botërore (përmes saj kalon rreth 20-30% e naftës globale). Çmimet e naftës për fuçi mund të luhaten rreth 100 dollarëve nëse bllokada materializohet dhe ka vijimësi. Irani ka hezituar ta mbyllë plotësisht Hormuzin sepse kjo do të zemëronte Kinën, klientin e tyre të vetëm të madh. Teherani nuk mund të lejojë të vetëvritet ekonomikisht vetëm për të dëmtuar Perëndimin, duke u futur kësisoj në një qorrsokak strategjik, ngjashëm me atë të sulmit të njëkohshëm pa diskriminim mbi vendet kufitare në përpjekje për të rritur kostot e tyre dhe t’i armiqësonte me SHBA-në por duke arritur në fakt bash të kundërtën dhe duke unifikuar faktorë me peshë rajonale si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara që kanë pasur divergjenca jo të vogla së fundmi nga Jemeni në Sudan.

Në një rrafsh më global, e gjitha duket si një strategji e administratës Trump për të ruajtur interesat amerikane në një botë përherë e më të fragmentarizuar përballë të vetmes superfuqi që i kërcënon- Kinës. Nga ndërhyrja energjike në Kanalin e Panamasë e Presidentit Trump, te marrja dhe çuarja “pako postale” e Maduros në Venezuelë, te insistimi për Groenlandën dhe ndërhyrja e fundit në Iran, madje dhe ajo e pritshme dhe e paralajmëruar ndaj Kubës së shpejti kanë një fill përbashkues që është vënia e “kufirit te thana” Kinës. Kina është cilësuar vazhdimisht “sfida më e rëndësishme gjeopolitike” në strategjitë e sigurisë kombëtare të tre administratave të fundit të SHBA-së dhe i vetmi konkurrent i saj që ka njëherazi synimin për të rimodeluar rendin ndërkombëtar dhe fuqinë (ekonomike, diplomatike, ushtarake dhe teknologjik) gjithnjë e më të madhe për ta bërë këtë. Ndryshe nga Rusia, e cila shihet si një “kërcënim i menjëhershëm” dhe destabilizues, Kina konsiderohet si sfida kryesore afatgjatë. Shumë gjeostrategë e quajnë rivalitetin amerikano-kinez si përcaktues për këtë shekull. A është lufta ndaj Iranit një proxy i luftës së ftohtë mes SHBA-së dhe Kinës apo jo dhe a do jetë ajo përcaktuese për fatin e përplasjeve të tjera globale mes dy superfuqive këtë vetëm koha do ta tregojë, ashtu sikundër farkëtimin e rendit të ri botëror për të cilin shumë po flasin por pak e dinë me siguri se si do të duket në terma afatgjatë.

Etiketa: ilir kalemajiran-izraellindje e mesmeluftepasoja globaleShqiperi

Lajme të lidhura

BOTA

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
SPORT

Maran i befason të gjithë, publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen në “Air Albania”

18:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

AirDNA: Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

15:16 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

13:59 : 03/06/2026
AKTUALITET

Regjistrimet e makinave bien edhe në maj, lufta frenon importet nga Koreja e Jugut dhe Kina

10:29 : 03/06/2026
Para

Operacioni i SPAK për grupin e Hajrullës, arrestohet dhe një ish-efektiv në Zvicër, dyshime për dekonspirim

TË GJITHA

6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

10:00 : 04/06/2026

PAMJET nga krimi në Maliq, momenti kur efektivi i plagosur transportohet te Trauma

09:53 : 04/06/2026

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom