Dy të rinj janë arrestuar në Vlorë, pasi gjatë një kontrolli u kapën me armë zjarri dhe lëndë narkotike.
Në çantën e njërit prej tyre, 25-vjeçarit Fjorjan Hoxhaj, u gjet një pistoletë me krëhër me 5 fishekë.
Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, u sekuestruan 20 fishekë luftarakë, një sasi kanabisi dhe një maskë plastike. Gjithashtu, iu sekuestruan edhe 4 aparate celularë si dhe automjeti që drejtonte.
Në përfundim të veprimeve, Fjorjan Hoxhaj, u arrestua për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ndërsa pasagjeri i automjetit, D.A., u arrestua për “Moskallëzimi të krimit”.














