Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni policOr i zhvilluar një ditë më parë në DiBër, gjatë të cilit mbeti I plagosur efektivi i “Shqiponjave” Gentjan Meda, 40 vjeç.
Policia bën me dije se operacioni është zhvilluar në Maqellarë, për arrestimin e Klodian Llomi (Mazari)., 35 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit, ka njohur dënimin e Gjykatës së Apelit të Romës në Itali, ku ka për të vuajtur dënimin e mbetur 6 vite, 7 muaj e 2 ditë burg për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Por, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, në tentativë për të kapur Llomin, efektivi Meda është rrëzuar nga një mur rrethues, duke pësuar dëmtime trupore.
Ai është transportuar me helikopter në drejtim të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar, ndërsa 35-vjeçari është vënë në pranga nga efektivët e tjerë të policisë.
Ai është shoqëruar në komisariat, ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
L;EXO EDHE:
Shkoi për të arrestuar një person në Dibër, plagoset rëndë efektivi i Shqiponjave (EMRI)














