Mikesha e 53-vjeçares shqiptare, Albana Kastrioti, e cila mbeti e plagosur rëndë pas dhunës së ushtruar nga i biri, i cili më pas u mbyt në det, ka rrëfyer detaje mbi ngjarjen.
Në një lidhje me emisionin “Me Zemër të Hapur”, ajo ka treguar se Albana ndodhet në koma në spital dhe nuk është ende në dijeni të fatit tragjik të të birit.
Ajo ka rrëfyer me tej se Rikardo, djali i cili kreu dhe krimin, nuk njihej në zonë si problematik, ndërsa shton se këto ngjarjes, sipas saj janë pasojë e moskomunikimit me të rinjtë dhe mbështetja që duhet t’ju japim.
“Ishim të gjithë në varrim. Mikesha ime është në koma, pasi e kanë bërë operim. Nuk e di akoma që i biri nuk është më. Janë dy djem. Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Aty ishte e ëma dhe i biri. Ajo fatkeqësi shpëtoi. Kush ka fëmijë, nuk shkon gjithçka vaj. Ose do ketë qenë ndonjë incident, do ketë shtyrë të ëmën. Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Imagjino kur morën vesh se Riccardo kishte ikur nga shtëpia dhe policia kishte gjetur makinën në port, një grup të rinjsh shkuan atje me shpresën se mos e gjenin. Menduan se ishte fshehur. Telekamerat e kanë regjistruar se ai është hedhur, jo një herë, por për dy. Të gjitha mediat thonin; ai ishte i dhunshëm. Ai nuk kishte qenë i dhunshëm. Ish-e dashura e tij foli në kishë me fjalë shumë të mira. Kishin pasur një lidhje 2-vjeçare, problemet e tyre. Me rininë duhet të flasim, t’i qëndrojmë afër më shumë. Jo të presim momentin e fundit kur ndodh tragjedia. Të gjithë jemi fajtorë, edhe mënyra se si e gjykojmë. Mos të arrijmë deri aty sa të masakrohemi!”, u shpreh mikesha e familjes.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Pas episodit të dhunës, 20-vjeçari u largua me makinë drejt portit. Kamerat e sigurisë e filmuan teksa hidhej në det, madje dy herë, ndërsa trupi i tij u gjet një ditë më vonë nga ekipet e kërkim-shpëtimit.














