“Shqipëria Bëhet” ka nisur protestën e paralajmëruar, këtë të diel para Kryeministrisë.
Qytetarë dhe mbështetës janë mbledhur me pankarta në duar, në bulevardin para godinës së Ramës, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Kjo është protesta e pestë kombëtare e kësaj lëvizjeje, ndërsa prej më shumë se dy muajsh, aktivistë të “Shqipëria Bëhet” kanë protestuar pa ndalim duke qëndruar para Kryeministrisë, pas skandaleve që përfshinë qeverinë.














