Dy persona janë arrestuar nga Policia në Durrës, pasi akuzohen si autorë të disa grabitjeve në biznese të ndryshme në qytetin bregdetar.
Sipas Policisë, në kuadër të planit operacional të koduar “Siguria”, u identifikuan dhe arrestuan shtetasit Anxhelo Dollaku, 27 vjeç, dhe Paulo Muho, 27 vjeç, të dy banues në Durrës.
Nga hetimet rezulton se shtetasi A. D. dyshohet për vjedhje në një piceri në lagjen nr. 6, një dyqan në lagjen nr. 5 dhe një market në lagjen nr. 8.
Ndërsa P. M. akuzohet për grabitjen e një pastiçerie në lagjen nr. 12 dhe të një marketi në lagjen nr. 18.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.














