Një zjarr është regjistruar këtë të premte në kodrat e fshatit Risili, në Vlorë, duke shkaktuar dëme në disa rrënjë ullinjsh.
Flakët u përhapën në një zonë me bimësi dhe preken disa pemë ulliri.
Zjarri u izolua rreth mesditës, duke shmangur përhapjen e mëtejshme në sipërfaqe të tjera me kultura bujqësore.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.














