• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fjalimi pro Ballukut/ Mesazhi i kriptuar që Rama i çoi Brukselit

Kryeministri ka lëshuar alarmin se po kriset koalicioni që mbështeti reformën në drejtësi duke e paraqitur veten para ndërkombëtarëve si i vetmi garant i saj

14:51 : 26/02/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Edi Rama ka mbajtur një fjalim maratonesk përpara deputetëve të tij socialistë, i cili përpara se ti’u ardesohej atyre derdimenëve që shikonin me sytë zgurdulluar, kishte qëllim ti shpinte mesazh ndërkombëtarëve, që po shqetësohen se mos mazhoranca i ka hapur luftë reformës në drejtësi.

Kryeministri shqiptar po shihet për herë të parë, pas një dekade, me dyshim nga Brukseli, si njeriu që mund të bëhet pengesë për SPAK-un, si lideri që mund të kthehet në mburojë për pandëshkueshmërinë, si autokrati që ndryshon ligje për të mbrojur ata që kanë abuzuar në emër të tij.

Pikërisht për të daravitur këtë mendim që po përforcohet, Edi Rama ka theksuar idenë drejtuar perendimorëve: “Unë jam njeriu i vetëm që iu kam mbetur në Tiranë, nëse doni të çoni përpara projektin tuaj”.

Në një fjalim tipik prej autokrati, ku ai ka anatemuar gjithkënd që nuk ndan këndvështrimin e tij për botën, përfshirë gjyqtarët, prokurorët, gazetarët, opozitarët, Rama ka paralajmëruar se në partinë e tij, madje edhe midis personazheve publikë, po shtohet shqetësimi për rrëshkitjen në drejtim të paditur të reformës në drejtësi. Ai ka folur për deputetë të mazhorancës dhe për “ata që dikur i thurnin hosana reformës”, që sot janë shndërruar në skeptikë ose kundërshtarë të saj.

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

Ai ka inskenuar madje një takim “të para disa ditëve”, që duke njohur tredhjen e hierarkëve socialistë ka pak mundësi të ketë ndodhur vërtet, ku këta të fundit e kanë bërë përgjegjës kryeministrin për efektet që SPAK dhe gjykatat po prodhojnë mbi partinë e tyre.

“Në një bisedë para disa ditësh me shokët e grupit u bëra përgjegjës për reformën në drejtësi, duke më thënë se jam unë fajtori kryesor që kjo reformë ka prodhuar efekte të dëmshme anësore”, ka bërë sikur është rrëfyer ai, në fund të fjalimit 1 orë e 45 minuta.

Por, përveç socialistëve Rama është kujdesur të kujtojë se pakënaqësia ndaj drejtësisë së re është shtuar edhe mes “disa ish mbeshtetësve mediatikë të saj që kanë filluar ta quajnë dështim”.

Pra, nënteksti është i qartë: koalicioni që u tubua për të mbrojtur në publik produktin euro-atlantik po kriset. Dhe pa një mbështetje të brendëshme ndërkombëtarët nuk kanë në dorë të bëjnë shumë.

Por, pas vizatimit të kësaj tabloje sinoptike elementët e të cilës i ka frymëzuar vetë, që pas marrjes së pandehur të Ballukut dhe goditjes së grupit kriminal të AKSH, Rama është kujdesur ti garantojë ndërkombëtarët se ai mbetet i vetmi aleat i tyre në këtë fushë të minuar.

Ndonëse është shpehur i hapur për të parë se ku ka gabuar, për të kuptuar kritikët e abuzimeve të prokurorëve dhe gjykatësve, ai ka konkluduar se mbetet i bindur se “ne s’na lejohet të gabojmë pasi duhet të shohim përtej ditës së sotme dhe kostove aktuale”. Ai i ka çuar mesazh Brukselit gjithnjë e më skeptik se “dhe po të kthehesha pas do bëja prapë të njëjtën gjë”.

Pra, sinjali është domethënës: mos më shikoni si njeriun që po ndryshoj kodin penal, që nuk dorëzoj imunitetin e Ballukut, por si të vetëmin aleat që iu ka mbetur në Tiranë për projektin që doni të çoni përpara.

Me anë të kësaj loje perfide Rama po mundohet të fshehë të gjithë fushatën që ka ngritur kundër goditjeve të mefshta që po i vijnë qeverisjes së tij nga drejtësia.

Megjithëse përshkroi gjatë gjithë fjalimit një drejtësi që “po merr hov në kurriz të të drejtave dhe lirive të njerëzve”, e cila ka suprimuar “prezumimin e pafajësisë”, e cila ka “linçuar dhe frikësuar administratën”, me anë të prokurorëve “as të pavarur as të paanshëm” që “paguhen sa frëngu pulën”, ai përcolli mesazhin: “ose më mbani mua, ose vjen qameti.

Ndoshta prandaj ai e shtyu edhe njëherë prononcimin përfundimtar për fatin e Ballukut, te paralajmeruar pëe sot, për të pritur se si do lexohet ky sinjal. Por fakti që Rama inskenoi një problem që e ka krijuar vetë, duke u paraqitur si zgjidhësi i tij, tregon se, për momentin, në Bruksel, nuk ia kanë toleruar mosbindjen./Lapsi.al

Etiketa: belinda ballukubrukseliEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
Para

Mërkuri Retrograd 2026/ Tre cikle na presin në shenjat e ujit

TË GJITHA

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom