• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Vuçiç kërkon nga Sorenseni angazhim më aktiv të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi

13:42 : 25/02/2026
në RAJONI

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se është takuar në Beograd me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, për vazhdimin e dialogut me një angazhim më aktiv të bllokut.

“Jam i bindur se është në interesin e të gjitha palëve të shmangen veprimet që do të çonin në përshkallëzim të mëtejmë dhe që, me ndërmjetësimin e BE-së, të këmbëngulet në zbatimin e plotë të obligimeve të marra dhe në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në terren”, shkroi Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram më 25 shkurt.

Vuçiq gjatë takimit me emisarin evropian përsëriti kritikat ndaj bashkëpunimit të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke theksuar se me këtë “rriten më shumë tensionet dhe rrezikohet siguria e popullit serb”.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan në mars të vitit të kaluar një deklaratë në të cilën thuhet se tri shtetet do të bashkëpunojnë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Evropën Juglindore, teksa Vuçiq e përshkroi këtë si një “aleancë ushtarake dhe sulmuese kundër serbëve dhe Serbisë”, gjë që u mohua nga Prishtina, Tirana dhe Zagrebi.

Lexo edhe:

Xi shpërblen Vuçiç me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Protestat kundër Vuçiç/ A po shkon Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme?

Vuçiq gjithashtu “shprehu shqetësim” lidhur me Ligjin për të huajt dhe atë për automjetet, zbatimi i plotë i të cilit në Kosovë pritet të nisë më 15 mars.

Zbatimi i plotë i Ligjit për të huajt mund të ndikojë në funksionimin e institucioneve shëndetësore dhe arsimore në Kosova që punojnë sipas sistemit serb, pasi personat që nuk posedojnë dokumente të Kosovës duhet të pajisen me leje pune ose licencë për ushtrimin e veprimtarisë, për të cilën kërkesa paraqitet në Agjencinë e Punësimit të Kosovës.

Bashkimi Evropian ka deklaruar më herët për Radio Evropa e Lirë se statusi i strukturave dhe shërbimeve shëndetësore dhe arsimore që mbështeten nga Serbia në Kosovë do të trajtohet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në përputhje me marrëveshjet e arritura dhe ligjet në fuqi në Kosovë.

Para vizitës në Beograd, Peter Sorensen qëndroi në Prishtinë, ku pas takimeve me zyrtarë kosovarë deklaroi se fokusi i bisedimeve ishte në avancimin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Kosova, Albin Kurti, tha pas takimit se Kosova mbetet e përkushtuar për normalizim të raporteve me Serbinë, përmes njohjes reciproke.

Ndërkaq, kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca, e ka njoftuar Sorensenin se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës do të udhëheqë procesin e dialogut për normalizim të raporteve me Serbinë, që ka nisur më 2011.

Megjithatë, MPJD-ja nuk tha saktësisht nëse Konjufca do të jetë në krye të këtij procesi.

Duke reaguar ndaj njoftimit të MPJD-së, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se “negociatori i Prishtinës në dialog, pavarësisht zgjedhjes kadrovike, është ekskluzivisht përfaqësues i institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë” – formulim që Beogradi, i cili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, përdor për institucionet e shtetit fqinj.

Ndërkaq, njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Artan Muhaxhiri, i tha Radios Evropa e Lirë se beson se marrja e udhëheqjes së dialogut nga MPJD-ja shënon një “momentum të ri”, por paralajmëroi se çdo gjë në këtë proces do të varet nga “gatishmëria për të bërë kompromise dhe për të qenë realist”.

Dialogu, tha ai, do të duhej të ishte projekti kryesor i Qeverisë së Kosovës në muajt e ardhshëm.

Viteve të fundit, Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar një sërë rundesh të dialogut në nivel kryenegociatorësh, por takime të nivelit të lartë politik nuk ka pasur që nga shtatori i vitit 2023.

Atëbotë, rundi i fundit i dialogut në nivel të lartë u zhvillua pak ditë para sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, kur një grup i serbëve të armatosur vranë një polic të Kosovës. Kosova e fajëson Serbinë për këtë sulm, por Beogradi mohon se ka gisht në të.

Mbi një dekadë dialog, Kosova dhe Serbia kanë arritur një sërë marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar në terren.

Më 2023, palët arritën Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit, e njohur edhe si Marrëveshja e Ohrit, por BE-ja ka thënë se ajo ende nuk është zbatuar.

Ndonëse kjo marrëveshje nuk është nënshkruar, sipas bllokut evropian, ajo është e detyrueshme për të dyja palët./REL

Etiketa: Dialogu Kosovë – SerbiVucic

Lajme të lidhura

BOTA

Xi shpërblen Vuçiç me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

15:28 : 25/05/2026
BOTA

Protestat kundër Vuçiç/ A po shkon Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme?

21:55 : 23/05/2026
RAJONI

Pse Vuçiç fajëson Malin e Zi pas arrestimit të shefit të policisë së Beogradit?

10:02 : 19/05/2026
RAJONI

Si Vuçiç vuri nën kontroll pjesën më të madhe të medias në Serbi

22:10 : 03/05/2026
BOTA

Budapesti pas Orbanit/ REL: Një sinjal i keq për Vuçiç

15:15 : 14/04/2026
AKTUALITET

“Lugetër pa drita”/ Berisha: Kullat në Tiranë, pasuri të ngrira nga paratë e krimit

13:46 : 14/04/2026
Para

Vrasja e Çajup Selimit, dëshmon i afërmi i tij: Plumbi më ra te dera, por nuk dëgjova të shtëna armësh

TË GJITHA

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom