• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shembja e aksit Librazhd–Pogradec ka izoluar juglindjen, ambientalistët: Masakër mjedisore në Shkumbin

22:32 : 24/02/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Qindra kamionë me mallra të bllokuar në doganën e Qafë Thanës. Studentë që presin të kthehen në Tiranë. Qytetarë që nuk arrijnë dot në punë. Nga shembja e shkatuar prej rrëshqitjejeve masive të dheut në aksin kombëtar Librazhd – Pogradec, në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës” u dëmtuan linja hekurudhore dhe linjat e energjisë elektrike. Qeveria flet për një fenomen natyror. Ambientalistet për “masakër mjedisore” në lumin Shkumbin.

Rrëshqitja mbetet aktive

Ajo që nisi si një çarje e asfaltit përfundoi me fundosjen totale të trasesë së rrugës dhe të urës. Rrëshqitja e dheut vijon të jetë aktive, duke dëmtuar edhe segmentin e ri të Korridorit VIII, që po ndërtohet paralelisht me aksin aktual.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi se segmenti do të jetë i bllokuar deri në një rivlerësim të plotë gjeologjik dhe teknik, pasi “terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje”.

Shembja e rrugës/ DW: Prej katër ditësh juglindja e vendit

Lexo edhe:

Shembje në rrugën Elbasan-Librazhd, qytetarët bllokohen në trafik

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, arrestohet regjizori Petri Bozo

Izolimi i juglindjes ka shkaktuar vonesa në transportin e mallrave dhe në lëvizjen e qytetarëve, në një nga korridoret më të rëndësishme tregtare të vendit.

Qarkullimi është devijuar në akse alternative për automjetet e lehta, ndërsa për mjetet e tonazhit të rëndë kalimi duhet të bëhet përmes Maqedonisë së Veriut, me rikthim në territorin shqiptar përmes Rrugës së Arbrit.

Rama: Zero lidhje me përgjegjësi teknike

Kryeministri Edi Rama e cilësoi ngjarjen si fenomen natyror dhe si “një ligësi të madhe për t’ia faturuar qeverisë problematikën e një rrëshqitjeje gjeologjike të masivit natyror në anë të rrugës së vjetër, që ka impaktuar edhe aksin e ri”.

“Zero lidhje me ndonjë përgjegjësi profesionale a teknike të projektuesve, zbatuesve apo autoriteteve përkatëse” – u shpreh Rama.

Shembja e rrugës/ DW: Prej katër ditësh juglindja e vendit

Ndërkohë që në terren vijojnë punimet dhe rivlerësimi, Rama udhëtoi mesditën e së hënës drejt Korçës me helikopter të Forcave të Armatosura. Lëvizja ngjalli reagime nga opozita dhe në rrjetet sociale, në një moment kur qindra qytetarë dhe transportues janë të bllokuar nga shembja e aksit.

Rama mohoi që përdorimi i helikopterit kishte lidhje me situatën. Sipas tij udhëtimi ishte planifikuar më herët për të shoqëruar në Korçë dhe në Vlorë një grup investitorësh ndërkombëtarë në fushën e arsimit të lartë.

Organizatat mjedisore: “Masakër mjedisore në Shkumbin”

Në zonën ku ndodhi rrëshqitja, prej dy vitesh vijojnë punimet për ndërtimin e dy tuneleve me një gjatësi prej 1.1 km, si pjesë e Korridorit VIII. Projekti përfshin ndërhyrje pranë shtratit të lumit Shkumbin, një element që organizatat mjedisore e kanë denoncuar edhe më herët.

Në një letër të përbashkët dërguar Kryeministrit Edi Rama, ministrit të Mjedisit Sofjan Jaupaj, si edhe autoriteteve të tjera përgjegjëse për menaxhimin e burimeve ujoredhe monitorimin mjedisor, 26 organizata kombëtare dhe lokale kërkojnë masa urgjente për respektimin e standardeve mjedisore.

Shembja e rrugës/ DW: Prej katër ditësh juglindja e vendit

“Punimet kanë ndryshuar morfologjinë natyrore të lumit, kanë ulur shtratin dhe kanë rritur dinamikën e rrjedhës, duke destabilizuar brigjet dhe tokat përreth”, thuhet në deklaratën e aktivistëve mjedisorë.

Besjana Guri, aktiviste e mjedisit dhe drejtuese e qendrës “Lumi”, thotë se situata në Shkumbin është shqetësuese. “Shfrytëzimi i inerteve dhe gërryerja e shtratit të lumit Shkumbin, në funksion të punimeve për ndërtimin e rrugës, kanë shkaktuar një sërë dëmesh mjedisore. Fatkeqësisht jemi mësuar të shohim se si, në emër të zhvillimit, dëmtohen lumenjtë dhe natyra. Por ajo që po ndodh me Shkumbinin është ndër ndërhyrjet më agresive dhe të pakujdesshme që kam parë në vend” – shprehet Guri për DW shqip.

Sipas Gurit, marrja e inerteve direkt nga lumi, depozitimet e materialeve dhe thellimi i shtratit apo devijimi i rrjedhës kanë shkaktuar erozion dhe rrëshqitje dherash.

“Kjo rrezikon tokat e banorëve, dobëson shpatet në anë të lumit dhe vendos në rrezik edhe jetën e udhëtarëve që përdorin rrugën aktualisht” – shton ajo.

Organizatat kërkojnë inspektim urgjent në terren, verifikim të përputhshmërisë me lejet mjedisore dhe publikim të plotë të dokumentacionit teknik për ndërhyrjet e kryera./DW

Etiketa: kamioneLibrazhdqafe thanerruga

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shembje në rrugën Elbasan-Librazhd, qytetarët bllokohen në trafik

16:37 : 28/05/2026
AKTUALITET

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, arrestohet regjizori Petri Bozo

10:17 : 26/05/2026
AKTUALITET

Aksident në Librazhd, makina përplas për vdekje kalimtaren /EMRI

19:55 : 20/05/2026
AKTUALITET

Katër muaj pas rrëshqitjes së tokës, 7 familje në Librazhd ende pa zgjidhje

18:12 : 11/05/2026
AKTUALITET

Kushtoi 260 mln euro, pëson sërish shembje ‘aksi i florinjtë’ Qukës-Qafë Plloçë i Ballukut!

09:43 : 06/05/2026
AKTUALITET

Aksidenti tragjik në aksin Librazhd-Elbasan, kush është miliarderi kinez që humbi jetën (Emri)

20:30 : 02/05/2026
Para

Stuhia e dëborës bllokon SHBA-në, anulohen mbi 2 mijë fluturime

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom