• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndue Kola “mjeshtër” i shembjes së rrugëve/ Pas aksit Korçë–Ersekë, masakroi edhe Librazhd–Prrenjas

19:48 : 24/02/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Aksi Librazhd–Elbasan është bllokuar mes akuzave për dëmtime të rënda mjedisore dhe problemeve serioze në zbatimin e projektit, ndërsa kompania ANK shpk, e drejtuar nga vëllezërit Ndue dhe Agim Kola, vihet në qendër të kritikave. E njëjta kompani ka realizuar edhe aksin Korçë–Ersekë, i cili ka pasur probleme të ngjashme dhe është shembur pjesërisht vite më parë. Për këtë projekt ka pasur kallëzim penal në SPAK…

Bllokimi i aksit Librazhd–Elbasan ka nxjerrë zbuluar qeverinë. Edi Rama tenderët e rrugëve i ka ndarë në 4-5 duar dhe vjedhjet kanë qenë galopante. Rrok Gjoka, Salillari, Bashkim Ulaj, Artan Sako, Gjikuria apo Agim Kola kanë ndarë tenderët mes tyre dhe duket se askush nuk sheh për cilësi, por vetëm kush e kush të vjedhë më shumë.Por teksa në shumë akse ka pasur mjaft problematika, rasti i Librazhdit është skandaloz.

Kompania që duhet të ndërtonte rrugën e re duket se ka kryer një masakër mjedisore dhe tani zgjidhja është shumë e vështirë.Tenderin për këtë pjesë rruge e ka fituar kompania “ANK shpk”, e cila drejtohet nga vëllezërit Ndue dhe Agim Kola. Kompania “ANK” është shpallur fituese e procedurës “Zgjerimi i rrugës Elbasan–Qafë–Thanë (Faza IV)”, me fond limit 23.6 milionë euro.

Kjo kompani ka marrë inertet në shtratin e lumit Shkumbin, duke i përdorur për rrugën, dhe kjo ka bërë që e gjithë kodra të lëvizë, duke krijuar një situatë shumë të rrezikshme. Ndue Kola ka qenë deputet i PS dhe është një nga klientët e qeverisë, i cili është shpërblyer shpesh me tenderë.Një tjetër aks që ka marrë kjo kompani është Korçë–Ersekë, aks i cili ka të njëjtat problematika si aksi Librazhd–Prrenjas.

Në të njëjtën periudhë, para 2 viteve, aksi Korçë–Ersekë u shemb.Punimet për këtë aks nisën në qershor të vitit 2013. Tenderi për lotin e parë me gjatësi 17,6 kilometra u fitua nga kompania “A.N.K” me një ofertë prej rreth 17 milionë euro. Pas disa vitesh zvarritjeje, kompania nuk i realizoi dot punimet dhe në vitin 2017 u hap një tjetër tender prej 4 milionë eurosh për punime shtesë, që u fitua po nga “A.N.K”. Kësaj radhe, vetëm për 4 kilometra rrugë të gjerë maksimumi 8,5 metra, u shpenzuan plot 20 milionë euro.

Lexo edhe:

Shembja e rrugës së Librazhdit/ Qytetarët do të paguajnë 21.3 mln € për dëmin që bënë kompanitë

ANK nisi punimet pa u miratuar leja, çfarë zbuloi raporti gjeologjik për shembjen në Elbasan-Qafë Thanë

Për këtë aks ishte inxhinieri Romeo Nazarko ai që paralajmëroi shembjen, pasi shprehej se projekti ishte i gabuar. Kjo ishte arsyeja që më 30 tetor 2020, inxhinieri Romeo Nazarko dorëzoi në SPAK një kallëzim penal, ku padiste drejtorin e kohës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, ministren e Infrastrukturës dhe kompaninë “ANK”.

“Paqartësi midis asaj që shpreh projektuesi te paragrafi ‘Planimetria’, se ‘Aksi i rrugës orientohet nga perëndimi duke qenë nën ndriçimin diellor, gjë që do ndikojë pozitivisht në shkrirjen e dëborës dhe largimin e ujërave nga trupi i rrugës’, kurse te paragrafi ‘Vendndodhja e objektit’ shprehet se ‘kjo pjesë e rrugës kalon në një terren me pjerrësi të madhe, ku përshkon vargun kodrinor-malor në anën veriore të Pllajës së Kolonjës’. Projektuesi, për këtë element shumë të rëndësishëm për zonën, ku reshjet e borës janë të larta dhe sjellin vështirësi në lëvizjen e mjeteve, është i paqartë se në cilën anë ndodhet.

Kjo për faktin se projektuesi ka firmosur me sy mbyllur projektin dhe këtë e vërteton se rilevimin në terren nuk e ka bërë inxhinieri gjeodet i studios së projektimit, por e kanë bërë inxhinierët e kompanisë që do të merrte zbatimin e punimeve”, ka deklaruar në atë kohë inxhinieri.

Pra, faktet se kompania “ANK” i bën projektet me sy mbyllur janë të qarta. Mirëpo Edi Rama i dha kësaj kompanie tenderin për një prej akseve më të rëndësishme. Kushdo që ka lëvizur drejt Pogradecit apo Korçës ka parë se si kamionët kanë shfrytëzuar lumin dhe tani askush nuk mban përgjegjësi. Në fakt, situata sa vjen edhe përkeqësohet, pasi aty rrezikon të shembet e gjithë kodra. Vetë ARRSH nuk di se çfarë të bëjë, ndërsa kompanisë nuk i hyn gjemb në këmbë. /Pamfleti

Etiketa: ANKkorce-ersekendue kolaPrrenjas-Librazhdshembja e rrugeve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shembja e rrugës së Librazhdit/ Qytetarët do të paguajnë 21.3 mln € për dëmin që bënë kompanitë

11:53 : 27/04/2026
AKTUALITET

ANK nisi punimet pa u miratuar leja, çfarë zbuloi raporti gjeologjik për shembjen në Elbasan-Qafë Thanë

20:42 : 07/04/2026
AKTUALITET

Saga e degradimit/ Pas rrugëve, rrezikojnë të shemben edhe urat!

18:57 : 09/03/2026
AKTUALITET

“Rrugët po shkërmoqen nga abuzimi”/ Teliti: Paratë shkojnë te ndërtuesit e lidhur me qeverinë!

18:11 : 08/03/2026
AKTUALITET

Vijon saga e degradimit të rrugëve, shembet aksi “Ura e Mirakës-Polis Gureshpatë”

16:38 : 08/03/2026
AKTUALITET

Qarku Korçë miliona euro investime për rrugë që shemben pa u marrë në dorëzim

22:41 : 04/03/2026
Para

Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, detaje të reja: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina e siguruar nga Dubai

TË GJITHA

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom