• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“TID projekt klientelist”/ Zhupa: Rama sot mashtroi! Asnjë pretendim nuk qëndron

14:29 : 22/02/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja demokrate, Ina Zhupa, , i është kundërpërgjigjur Kryeministrit Edi Rama lidhur me projektin TID në Durrës, duke deklaruar se asnjë nga pretendimet e tij nuk qëndron dhe se projekti nuk i shërben mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Zhupa thekson se ligji për trashëgiminë kulturore, të cilit Rama i referohet si bazë për ndërhyrjen, është hartuar dhe sponsorizuar nga vetë AADF në vitin 2016, duke e bërë të papranueshme përdorimin e tij si justifikim për projektin.

Ndryshe nga sa pretendonte Rama, Zhupa thotë se ndërhyrjet nuk lidhen vetëm me perimetrin e amfiteatrit, por prekin edhe banesa historike jashtë tij, ndërsa sipas saj, projekti është hartuar pa verifikime reale në terren dhe ka karakter selektiv e klientelist.

Zhupa kërkon pezullimin e menjëhershëm të TID dhe hartimin e një plani që ruan peizazhin historik të Durrësit dhe i shërben realisht procesit për UNESCO.

“ASNJË nga pretendimet e Edi Ramës për projektin TID nuk qëndron dhe nuk janë të vërteta. Projekti është klientelist dhe nuk i shërben mbrojtjes së trashëgimisë dhe identitetit të Durrësit.

Lexo edhe:

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurove të investimit në Zvërnec

Së pari, ligji për trashëgiminë kulturore që i referohet Rama se i rrjedh detyrimi për të bërë TID, është i hartuar dhe i sponsorizuar nga vetë AADF, është hartuar në marrëveshje me Kunbaron më 19 Korrikut 2016. Madje vetë AADF ka deklaruar se ka shpenzuar rreth 190 mijë dollarë për përgatitjen e tij. Pra, një ligj i bërë nga vetë subjekti që sot përfiton nga projekti, nuk mund të përdoret si arsye “detyrim ligjor” për të justifikuar domosdoshmërinë e projektit TID. Një ligj i tillë, i kontestueshëm dhe antikushtetues në thelb, nuk përbën arsye të mjaftueshme.

Së dyti, kur Rama shprehet se “shteti po ndërhyn kundër degradimit apo ndërtimeve informale në zonat e trashëgimisë kulturore”, faktet në terren tregojnë të kundërtën. Në Durrës, banesat historike me pronarë të identifikuar, në zona të konservimit dhe jo informale, po trajtohen njësoj sikur të ishin ndërtime pa leje. Kjo nuk është luftë kundër informalitetit, por cenim i trashëgimisë dhe i pronës së ligjshme”,- shprehet Zhupa.

“Së treti, nuk bëhet fjalë për prona brenda amfiteatrit apo në perimetrin e tij të drejtpërdrejtë, të cilat mund të shpronësohen me çmim të drejtë tregu për interes publik. Bëhet fjalë për prona shumë larg amfiteatrit, deri në zonën e shkollës “Jani Kukuzeli”, që nuk kanë asnjë lidhje me nxjerrjen në pah të monumentit.

Projekti TID është hartuar pa matje dhe verifikime reale në terren. Të ashtuquajtur “ekspertë italianë” të angazhuar nga AADF kanë punuar mbi Google Maps, duke i konsideruar banesat e rregullta si “shtesa” dhe duke i trajtuar ndërtesat e konservuara si “prishje imazhi”, vetëm pse nuk janë ndërtuar të reja.

Ky projekt ka karakter selektiv dhe klientelist. Nuk është një plan për interes publik apo kombëtar. Nëse do të ishte i tillë, banesat historike do të ruheshin dhe restauroheshin, jo të zhdukeshin.

Pezulloni projektin dhe të bëhet një projekt që realisht mund ti shërbej dosjes së UNESCO sepse një nga kriteret thelbësore është ruajtja e peisazhin historik dhe mos cënimi i vlerave identitare. UNESCO nuk mbështet shëmbje dhe rikrijime të qyteteve me hapësira të gjelbëra por restaurime të vlerave historike.

Trashëgimia kulturore nuk mbrohet duke e fshirë, por duke e ruajtur”,- përfundon ajo.

Etiketa: Edi Ramaina zhupaProjekti TID

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT
AKTUALITET

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurove të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

“S’të skuqet as fytyra kur gënjen”, Zhupa debat me Ballën

19:32 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026
AKTUALITET

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026
Para

Berisha: Rama "pazare" me SPAK-un! Shet Belindën për të mbojtur Lindën

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetlunabetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom