Policia ka marra masat për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, që do të zhvillohet ditën e sotme në orën 18:00 para kryeministrisë, por nga ana tjetër në përgjigje të kërkesës së Partisë Demokratike, thotë se “nuk e merr përsipër zhvillimin e tubimit”.
“Bazuar në analizën e riskut dhe duke marrë parasysh faktin që në protestën e kaluar ka patur shtetas të maskuar të cilët kanë hedhur bomba molotov dhe lëndë piroteknike duke dëmtuar punonjës policie, si dhe nga informacionet e marra se mund të ketë veprime të dhunshme në protestën e sotme, Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje subjektit politik, se nuk e merr përsipër zhvillimin e tubimit”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se në protestat e kaluar policia u akuzua për dhunë ndaj qytetarëve, mes tyre edhe fëmijë.
LEXO EDHE:
Sot protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që do të bllokohen














