• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Analiza/ A do të përpiqet Evropa për të forcuar diplomacinë me Rusinë?

10:29 : 20/02/2026
në BOTA

Evropa është gjithnjë e më e shqetësuar për mungesën e saj në bisedimet për paqen Rusi-Ukrainë. Si reagim ka pasur diskutime në rritje brenda BE-së në lidhje me emërimin e një të dërguari të posaçëm për t’u angazhuar drejtpërdrejt me Moskën.

Pas raundit në Abu Dhabi për herë të tretë u zhvilluan bisedime trilaterale me qëllim që t’i jepet fund luftës së Rusisë në Ukrainë. Raundi i bisedimeve në Gjenevë (18.02.2026) me pjesëmarrjen e delegacioneve nga Ukraina, Rusia dhe të dërguarin e posaçëm të SHBA-së Steve Witkoff dhe dhëndrin e presidentit Donald Trump, Jared Kushner, përfunduan brenda dy orësh.

Lidhur me rezultatet konkrete të bisedimeve nuk pati të dhëna as nga drejtuesi i delegacionit rus dhe as nga ai delegacionit ukrainas. Evropa nuk ishte e përfaqësuar në këto bisedime as në Abu Dhabi dhe as në Gjenevë.

Në luftën në Ukrainë qasja e BE-së ndaj Rusisë është përqendruar në ushtrimin e presionit ekonomik përmes sanksioneve dhe mbështetjes ushtarake për Ukrainën. Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë marrë një rol në kryesor në bisedime. Çdo lëvizje për të folur drejtpërdrejt me presidentin Vladimir Putin përmes një të dërguari të koordinuar të BE-së do të përfaqësonte një ndryshim taktik.

Ekonomistja dhe ekspertja e politikës Elina Ribakova thotë, se pjesëmarrja evropiane është thelbësore për të shmangur anashkalimin e interesave rajonale. “Pa Evropën, ne mund të kishim parë tashmë ‘paqe’ ku Rusia, me ndihmën e SHBA-së, do ta detyronte Ukrainën të bënte lëshime”, i tha ajo DW, duke shtuar, “kjo do të minonte sovranitetin e saj dhe do t’i ekspozonte vendet e tjera në rajon kundrejt pretendimeve ruse për të drejtën sipas perceptimit të saj për ‘sferë ndikimi’ në Evropën Lindore”.

Lexo edhe:

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Në të njëjtën kohë, është e paqartë se çfarë do të arrinte në të vërtetë diplomacia e BE-së me Rusinë. Ribakova vëren se angazhimi me Moskën do të ishte para së gjithash një veprim simbolik, por eventualisht mund të kishte disa rezultate më të prekshme.

Dalin në pah përçarje ndërmjet anëtarëve të BE-së

Megjithatë, çdo nismë diplomatike evropiane është e ndërlikuar për shkak të përçarjeve të brendshme. Shtetet anëtare kanë vlerësime të ndryshme lidhur me qasjen ndaj Rusisë. Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbështetur ruajtjen e kanaleve të dialogut me Moskën, edhe pas pengesave të përsëritura diplomatike. Kohët e fundit, Franca dërgoi një diplomat të lartë për t’u takuar me homologun e tij rus.

Gjermania gjithësesi ka përdorur shpesh një ton më të kujdesshëm. Gjatë konferencës së fundit të sigurisë në Mynih, kancelari gjerman Friedrich Merz shprehu hezitim lidhur me marrëdhëniet me Rusinë. “Nëse ka kuptim të flasim, ne jemi të gatshëm të bisedojmë, por rusët duhet ta pranojnë se vërtet kanë gatishmëri të bisedojnë për një armëpushim dhe më pas për një plan paqeje”, tha ai.

Vendet e Evropës Lindore kanë frikë se lëshimet e parakohshme mund ta inkurajojnë Moskën Hungaria dhe Sllovakia vazhdojnë të varen nga energjia ruse pavarësisht luftës së saj ndaj Ukrainës..

Ribakova, e cila punon për Institutin Peterson për Ekonomi Ndërkombëtare, grupin e ekspertëve Bruegel në Bruksel dhe si zëvendëspresidente për politikën e jashtme në Shkollën e Ekonomisë në Kiev, thotë se këto mosmarrëveshje nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht dobësi. “Përçarjet nuk janë të këqija”, argumenton ajo. “Disa nga vendet mund të duan të mbajnë anën e SHBA-së dhe (disa të tjera) të Rusisë, por këto janë ende larg shumicës në BE”, tha ajo. “Si rezultat, do të ketë presion nga BE-ja – edhe nëse jo në unison të plotë – për të njohur interesat e Ukrainës.”

Jo të gjithë analistët janë të bindur se emërimi i një të dërguari të posaçëm do të sqaronte strategjinë e Evropës. Kristi Raik e Qendrës Ndërkombëtare për Mbrojtje dhe Siguri tha se BE-ja së pari duhet të përcaktojë qartë objektivat e saj përpara se të angazhohet me Moskën.

Megjithatë, Ribakova argumenton se “në një botë ideale, do të ishte mirë ta shihnim BE-në të bashkuar, por ne nuk jetojmë në një botë ideale”. Ajo thekson, se një Evropë e përbërë nga klube të ndryshme është e mjaftueshme për të mbrojtur interesat e Ukrainës dhe të Evropës në këtë moment. “Do të isha më e shqetësuar për një qëndrim të unifikuar që do t’i lejonte Putinit të aneksonte pa u ndëshkuar pjesë të Ukrainës që ushtria ruse as nuk i ka pushtuar”.

Këto tensione të vazhdueshme pasqyrojnë një debat më të gjerë rreth mënyrës se si vepron BE-ja në skenën ndërkombëtare. Siç thotë Ribakova, diversiteti i bllokut e bën të vështirë arritjen e konsensusit të plotë: “Vendet janë vërtet të ndryshme. Pra, si kompromis, më pëlqen ideja e unitetit evropian për çështje të caktuara si anëtarë të klubeve sipas interesit.” Koalicione të tilla fleksibile mund të ofrojnë një shteg strategjik përpara kur unanimiteti duket i vështirë.

Çfarë do të bëjë BE-ja më pas?

Pavarësisht intensifikimit të diskutimeve nëse duhet të ndërmerret një hap përpara në aspektin diplomatik, BE-ja po përgatit paketën e saj të 20-të të sanksioneve kundër Rusisë në përvjetorin e katërt të pushtimit të Ukrainës. Paketa e 20-të mbulon energjinë, tregtinë dhe shërbimet financiare. Sipas Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, të ardhurat e Rusisë nga energjia ranë me 24% në vitin 2025. “Kjo konfirmon atë që e dinim tashmë; sanksionet tona funksionojnë dhe ne do të vazhdojmë t’i përdorim ato derisa Rusia të angazhohet në negociata serioze me Ukrainën për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha ajo./DW/

Etiketa: BEevropaRusia

Lajme të lidhura

RAJONI

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

13:50 : 03/06/2026
AKTUALITET

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

12:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

BE synon të ashpërsojë politikën e azilit/ DW: Qendra paraburgimi për emigrantët në vende të treta

09:13 : 03/06/2026
AKTUALITET

BE: Rekomandohet heqja graduale e kontrolleve kufitare brenda Evropës

08:57 : 03/06/2026
BOTA

Negociatat mund të zhbllokojnë përpjekjen e Ukrainës për anëtarësim në BE

19:41 : 02/06/2026
BOTA

BE arrin marrëveshje për rregullat e reja, ashpërsohen procedurat e dëbimit për emigrantët

17:09 : 02/06/2026
Para

14-vjeçarja e zhdukur prej 12 shkurtit/ Gjyshja e dëshpëruar: Më ndihmoni të gjejmë mbesën

TË GJITHA

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom