Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Bordin e Paqes në SHBA ku nuk i kurseu servilizmat e tij para Donald Trump-it të cilin dikur e cilësonte si fyerje për qytetërimin.
Rama u shpreh falënderues për vlerësimin ndërsa nënvizoi se Shqipëria ka privilegjin të jetë në këtë rrugë.
“Faleminderit që më ftuat dhe kjo mbështetje tregon gjithçka. Shumë në Europë thënë se bordi i paqes synon të zëvendësojë OKB, por nuk duket përpjekje për ta zëvendësuar. Por nëse ndihmon dhe shpresojmë ta zgjojë, atëherë zoti e bekoftë Bordine paqes. Zoti president vlerësojmë për ti dhënë fund luftës në Gaza dhe Shqipëria do të kontribuojë më forca ushtarake. Uroj të jetë një lehtësim për fëmijët palestinez, duke ndihmuar fëmijët dhe pengjet që janë më të pafajshmit”, tha Rama.
Rama zbuloi se ka konfirmuar pjesëmarrjen në Forcën Stabilizuese me trupat shqiptare të mbrojtjes për ti dhënë fund luftës në Gaza.
“Zoti president përgëzojmë rolin tuaj vendimtar për ti dhënë fund luftës në Gaza dhe Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen në Forcën stabilizuese me trupat tonë dhe në të njëjtën kohë propozova që ky Bord të ftojë të gjithë vendet duke kontriubuar një lehtësim publik për fëmijët në Gaza. Uroj të jetë një lehtësim për fëmijët palestinez, duke ndihmuar fëmijët dhe pengjet që janë më të pafajshmit”, tha Rama.














