Sali Berisha deklaron se zv.kryeministrja Belinda Balluku mund të akuzohet si “kapo” e pesë grupeve kriminale për aferat e saj.
Duke përmendur aferën me ndërtimin e Tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe të Tiranës, Berisha i konsideroi ato si skema të një grupi të strukturuar kriminal
Berisha ironizoi edhe deklaratat e kryeministrit Rama në mbledhjen e Grupit të PS-së, i cili krahasoi vendin tonë me Gjermaninë dhe Danimarkën sa i përket rasteve të abuzimit nga pushtetarët.
“Si t’ja bëjmë tani? Meqë nuk jemi Gjermani dhe Danimarkë, ministrat tanë dhe kryeministrin të vazhdojnë të vjedhin!? Trup i madh!”, tha kryedemokrati.
“Ai dje, sulmoi Gjermaninë dhe Danimarkën, se nuk jemi në krahasueshëm tha. Sigurisht që Gjermania dhe Danimarka janë vende shumë herë më të zhvilluara, por asnjë vend si ato, ministri nuk ka të drejtë të vjedhë dhe të mbrohet nga ligji për vjedhjet. Kjo nuk ka lidhje me nivelit e zhvillimit. Si t’ja bëjmë tani? Meqë nuk jemi Gjermani dhe Danimarkë, ministrat tanë dhe kryeministrin të vazhdojnë të vjedhin!? Trup i madh!
Edi Rama po bën gjithçka për të qëndruar në pushtet, për të mbrojtur veten nga krimet monstruoze. Ajo që është lakuar se ai është kryetari i një organizate kriminale është 100% e vërtetë, që ministrat e tij janë pjesë e kësaj organizate, është 100% e vërtetë. Se Lubi Balluku mund të akuzohet si ‘kapo’ jo e një grupi kriminal, por minimumi i 5 të tillave.
Më thoni ju mua, ju e patë Tunelin e Llogarasë, a nuk janë këto me Berberin, me anëtarët e tjerë, a nuk përbëjnë këto një grup të strukturuar kriminal? A nuk janë tenderat e Unazës së Madhe një grup i strukturuar kriminal? Gjithçka ka funksionuar në bazë të organizatave kriminale.“- tha Berisha në fjalën e tij.













