Prokuroria e Fierit ka akuzuar profesorin italian, Michele D’Angelo, 44 vjeç, si përgjegjës për ngjarjen e 8 gushtit në Levan, ku gjatë një aksidenti u plagosën rëndë 5 persona, një prej të cilëve ndërroi jetë.
Ditën e sotme, në një konferencë për median, avokatët e tij, pretenduan pafajësi për D’Angelon.
Sipas tyre, ndryshe nga sa konstatuar Prokuroria, automjeti i drejtuar nga D’Angelo është kthyer në të majtë në drejtim të një restoranti, në një vend me vija të ndërprera në rrugë (i lejueshëm për ndërrim korsie) dhe se ka qënë automjeti tjetër, që ka ardhur me shpejtësi shumë të lartë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 8 gusht 2025, rreth orës 20:00, kur automjeti me targa të huaja i drejtuar nga i pandehuri Michele D’Angelo, 44 vjeç u përplas me një automjet tip “Mercedes Benz” të shtetasit E.SH. Pas përplasjes, D’Angelo është larguar nga vendi i ngjarjes duke shmangur përgjegjësinë administrative dhe penale.
Sipas organit të akuzës, hetimet e kryera në bashkëpunim me policinë gjyqësore kanë provuar se shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor nga i pandehuri kanë qenë vendimtare në ardhjen e pasojave.
Si rezultat i aksidentit, humbi jetën i mituri E.Sh., u plagos rëndë shtetasi F.T., ndërsa u lënduan lehtë një tjetër i mitur K.D. dhe drejtuesi i automjetit tip “Mercedes Benz”.
Prokuroria ka ngritur ndaj D’Angelo akuzat për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
LEXO EDHE:














