• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump: Bordi i Paqes do të mbledhë 5 miliardë dollarë për Gazën

19:41 : 15/02/2026
në BOTA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të dielën se shtetet anëtare të “Bordit të Paqes” kanë premtuar më shumë se 5 miliardë dollarë, për rindërtimin dhe përpjekjet humanitare për luftën në Gaza.

Në një postim në platformën e tij “Truth”, presidenti amerikan njoftoi se do t’i zbulojë zyrtarisht këto angazhime kur bordi të mblidhet të enjten në Uashington.

Ngjarja pritet të tërheqë delegacione nga më shumë se 20 vende, përfshirë edhe krerë shtetesh.

Rindërtimi i Gazës pritet të kushtojë 70 miliardë dollarë, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, Bankës Botërore dhe Bashkimit Evropian, pas më shumë se dy vitesh lufte.

Lexo edhe:

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

Armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA-ja më 10 tetor parashikon një forcë të armatosur ndërkombëtare për të garantuar sigurinë dhe për të çarmatosur Hamasin, por pak vende kanë shprehur interes.

Trump shkroi se shtetet anëtare të bordit janë angazhuar me mijëra efektivë për forcën ndërkombëtare të stabilizimit dhe policisë të autorizuar nga OKB-ja në enklavën palestineze, duke e quajtur bordin “organizmi ndërkombëtar më i rëndësishëm në histori”. Ai nuk përmendi se cilat vende planifikojnë të kontribuojnë.

Megjithatë, ushtria e Indonezisë konfirmoi të dielën se pret të ketë deri në 8 mijë trupa gati deri në fund të qershorit për një mision të mundshëm paqeje dhe humanitar, duke shënuar angazhimin e parë konkret për forcën e propozuar.

Trump i bën thirrje Hamasit të çarmatoset

Trump po ashtu po i kërkon Hamasit të ecë përpara me çarmatimin e plotë sipas planit të tij të pasluftës për Gazën.

“Shumë e rëndësishme, Hamasi duhet të respektojë angazhimin e tij për çarmatim të plotë dhe të menjëhershëm,” shkroi ai në postimin në Truth Social.

Çarmatimi është një pjesë kyçe e fazës së dytë të planit të armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, për të cilin u ra dakord në tetor mes Izraelit dhe Hamasit. Ky plan synon t’i japë fund konfliktit që nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin në tetor 2023.

Faza e dytë parashikon tërheqjen graduale të forcave izraelite nga Gaza dhe çarmatimin e Hamasit. Një forcë ndërkombëtare stabilizuese do të dislokohet për të garantuar sigurinë.

Megjithëse Hamasi ka sinjalizuar se mund të shqyrtojë dorëzimin e armëve tek një autoritet i ardhshëm qeverisës palestinez, ai ka deklaruar vazhdimisht se çarmatimi është një vijë e kuqe.

Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën çdo ditë për shkelje të armëpushimit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, trupat izraelite kanë vrarë më shumë se 590 palestinezë në territor që nga fillimi i armëpushimit. Gjatë së njëjtës periudhë, Izraeli raportoi se katër ushtarë të tij u vranë nga militantë palestinezë.

Etiketa: bordi i paqesdonald trumpGaza

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

22:14 : 02/06/2026
AKTUALITET

Mediat e huaja jehonë protestave në Shqipëri kundër “resortit luksoz të Kushner”

21:19 : 02/06/2026
Lajmet e Dites

Trump: Marrëveshja me Iranin pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme

13:03 : 02/06/2026
BOTA

Trump i mohon raportimet se bisedimet me Iranin janë ndërprerë

22:29 : 01/06/2026
BOTA

Bisedën telefonike mes presidentit sirian Al-Sharaa dhe Trump, çfarë diskutuan dy liderët

15:17 : 01/06/2026
Para

Si u riatdhesua Eva Dumani nga Siria, shqetësimi i turqve dhe drita jeshile nga presidenca e Erdoganit

TË GJITHA

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom