“Panama Papers” sjell një tjetër dorëheqje.Ministri spanjoll i Industrisë dha dorëheqjen pas zbulimeve të “Panama Papers”. Jose Manuel Soria u dorëhoq pasi dyshohet se ka lidhje me kompani offshore.
Ai fillimisht e mohoi përfshirjen në ndonjë firmë, duke argumentuar se emri i tij u shfaq në listë gabimisht, por më pas gazeta El Mundo publikoi një dokument ku shihej emri i Sorias në një kompani në Britani të Madhe, çka solli faktet dhe së fundi dorëheqjen e tij.