Një operacion policor kundër armëmbajtjes pa leje është finalizuar në Kamëz. Në pranga është vënë A. P., 51 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar se mbante armën e fshehur në banesën e tij.
Operacioni policor i koduar “Tracking” u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas administrimit të informacioneve se një shtetas posedonte armë zjarri në banesë.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, në rrugën “Besim Cera”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit dhe municionin luftarak, që dyshohet se posedoheshin pa leje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.














