Një sherr ka ndodhur pasditen e sotme mes dy shtetase venezueliane dhe një qytetari nga Fieri. Gjatë konfliktit, ky i fundit i ka përplasur derën në fytyrë njërës prej tyre.
Konkretisht, ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Konferenca e Pezës’ ndërkohë që paraprakisht mësohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.
Gjithashtu, venezuelianet kanë kërkuar ndihmën e policisë e cila ka mbërritur në vendngjarje, duke bërë të mundur sqarimin e ngjarjes.














