• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prej vitesh jetoi në një kamp në Siri, Eva Dumani kthehet në Shqipëri

16:35 : 14/02/2026
në AKTUALITET

Pas një operacioni të koordinuar me partnerë ndërkombëtarë, autoritetet shqiptare kanë arritur të kthejnë në vend Eva Dumanin, që prej vitesh ndodhej në një kamp në Siri.

Burime qeveritare i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se në këtë operacion disa javor, është përfshirë Drejtoria në Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e Shtetit, zyrtarë të Antiterrorit të ndihmuar nga autoritetet turke.

Eva Dumani ka mbërritur paraditen e sotme në aeroportin e Rinasit, pas transferimit nga Turqia me linjën Pegasus.

Historia e Evës nis në vitin 2014, kur ishte vetëm 9 vjeç. Babai i saj, Shkëlzen Dumani, e mori bashkë me të vëllanë 7-vjeçar me pretendimin për një udhëtim fundjave në Mal të Zi. Ai kishte kërkuar prokurë nga bashkëshortja për të nxjerrë fëmijët jashtë Shqipërisë.

Por udhëtimi rezultoi të ishte vetëm hapi i parë drejt Sirisë. Pasi kaloi nga Stambolli, ai iu bashkua frontit të luftës. Vite më vonë, babai i tyre u vra në konflikt, duke lënë dy fëmijët të vetëm në një zonë lufte.

Lexo edhe:

A është Shqipëria në listë? Trump tarifon botën, BE dhe disa vende reagojnë ashpër

Euro s’vjen me dekret

Pas vitit 2019, Eva dhe i vëllai përfunduan në kampin Al Hol, ku strehoheshin dhjetëra mijëra gra dhe fëmijë të lidhur me luftëtarët e Shtetit Islamik.

Operacioni i vitit 2020: U kthye vetëm i vëllai

Më 26 tetor 2020, qeveria shqiptare ndërmori një operacion të vështirë riatdhesimi për kthimin e grave dhe fëmijëve nga kampet siriane. Në atë operacion u kthye në Shqipëri vetëm vëllai i Evës, Endri Dumani, atëherë 13 vjeç, së bashku me katër anëtarë të familjes Rasha.

Eva mbeti në kamp. Në atë kohë u raportua se ajo ishte fshehur dhe nuk kishte pranuar të kthehej, por ky informacion nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht.

Përpjekje shumëvjeçare për ta nxjerrë nga Siria

Pas viteve të tëra përpjekjesh nga familjarët, daja i saj arriti ta nxirrte Evën nga kampi dhe ta kalonte përtej kufirit Siri–Turqi rreth dy javë më parë. Më pas, me ndërhyrjen e autoriteteve shqiptare, ajo u rikthye përfundimisht në atdhe.

Rikthimi i saj shënon fundin e një ndarjeje 12-vjeçare nga e ëma dhe 6-vjeçare nga i vëllai, i cili sot është 19 vjeç.

Tragjedia familjare

Gjatë qëndrimit në kamp, familja e Evës përjetoi edhe një tjetër humbje të rëndë. Gjyshja e saj, e cila kishte udhëtuar drejt Sirisë me shpresën për të marrë nipërit, mbeti e bllokuar në kampin Al Hol dhe ndërroi jetë atje.

Rikthimi i Evës në Shqipëri mbyll një kapitull të dhimbshëm për familjen Dumani, ndërsa tashmë ajo do të përballet me sfidën e një jete të re pas më shumë se një dekade në një nga kampet më të rënda të Lindjes së Mesme./Top Channel

Etiketa: eva dumaniShqiperisiri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A është Shqipëria në listë? Trump tarifon botën, BE dhe disa vende reagojnë ashpër

14:43 : 24/07/2026
AKTUALITET

Euro s’vjen me dekret

10:31 : 24/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria, rekord në Europë për peshën e bar-kafeneve në ekonomi, e treta në raport me popullsinë

09:34 : 24/07/2026
AKTUALITET

“Rama duhet të largohet, është hajdut”/ Reuters: Gaz lotsjellës kundër protestuesve, qytetarët nuk tërhiqen

16:02 : 23/07/2026
AKTUALITET

Probleme që nuk njohin stinë

11:41 : 23/07/2026
AKTUALITET

Nga karburantet te perimet, kush shet më shumë Shqipëria apo Kosova?

22:43 : 21/07/2026
Para

Ç'ndodhi? Kristi kapërcen murin dhe largohet nga shtëpia e “Big Brother Vip” (VIDEO)

TË GJITHA

A është Shqipëria në listë? Trump tarifon botën, BE dhe disa vende reagojnë ashpër

14:43 : 24/07/2026

U ndalua për tejkalim të shpejtësisë, sulmuesi i Sassuolos rezulton pozitiv me kokainë

14:40 : 24/07/2026

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burg për mosdeklarim të pasurisë

14:23 : 24/07/2026

“Gjeni 400 mijë stërlina”/ Historia e Buzit në Londër, si u rrëmbye dhe keqtrajtua nga 7 shqiptarë

14:22 : 24/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, ekstradohet në Itali Juljan Kollçaku

14:09 : 24/07/2026

Stuhi e fortë shiu dhe breshëri në Elbasan, përmbyten rrugët e qytetit (Video)

13:55 : 24/07/2026

Një prerje në besë e “Shqipërisë së re”

13:52 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom