• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Na ruajti Zoti”, sekondat që ndanë incidentin nga tragjedia në Dragostunjë

19:55 : 13/02/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Nga Esmeralda Topi

“Na rujti Zoti.” Kështu e nis rrëfimin Safet Duka, një javë pasi masivi i gurëve u shkëput mbi kthesën e Dragostunjës, në segmentin Librazhd–Prrenjas.

“Po çoja mamin për vizitë. Pashë gurë të vegjël që po binin. Nga pak… pastaj e kuptova që po rrëshqiste gjithë mali,” rrëfen Safeti. “Ndalova dhe ika mbrapsh. Po të mos kisha ikur, do na kishte zënë poshtë.”

Makina e tij u godit nga gurë të vegjël. Xhami i parë dhe llamarinat u dëmtuan. “Po të kishin rënë ata të mëdhenjtë, sot s’do të ishim gjallë,” thotë ai.

Lexo edhe:

ANK nisi punimet pa u miratuar leja, çfarë zbuloi raporti gjeologjik për shembjen në Elbasan-Qafë Thanë

Skandali me aksin Librazhd-Prrenjas/ Agim Kola që shkaktoi shembjen fiton tenderin e rrëshqitjeve!

Një javë pas shembjes, rruga ishte e hapur, por shenjat kishin mbetur aty. Mjetet kalonin ngadalë sepse frika nuk mund të pastrohet si gurët.

Shkëmbi ngrihej i zhveshur mbi rrugë. Faqja e tij e çarë, me damarë dheu e zhavorri dukeshin sikur mund të rrëshqisnin sërish në çdo çast. Mes atyre çarjeve dallohej qartë rrjedhje ujërash.

Poshtë, rruga ishte ngushtuar dhe mbuluar nga balta e kuqërremtë. Në anë të saj, një tabelë trekëndore paralajmëronte punime.

Përgjatë skarpatës ishin vendosur rrjeta mbrojtëse, si një përpjekje për të mbajtur në vend atë që natyra ka lëshuar. Por nga afër, kuptoje se më shumë se një zgjidhje përfundimtare ishte një masë emergjente.

Edhe pse binte shi, mbi këtë shpat të çarë, vazhdonin punimet për Korridorin 8.

“Nuk ka lidhje me Korridorin 8”

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) thotë për Faktoje.al se shkak për shembjen e rrugës në kthesën e Dragostunjës ishte “prezenca e shtuar e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore, si pasojë e reshjeve të shumta në një kohë të shkurtër”.

Sipas ARRSH-së, situata “nuk ka ndonjë lidhje me punimet e Korridorit 8”.

Por në terren, ky nuk është i vetmi shpjegim. Në krahun lindor të rrugës, mbi vijën ekzistuese, vazhdojnë punimet për Korridori 8. Edhe të hënën e 9 shkurtit, ditën kur shkuam në terren, makineritë punonin.

“Dora e njeriut” 

“Nga ajo që duket në pamje, shembja ka të bëjë me punimet që po bëhen sipër rrugës ekzistuese,” thotë inxhinieri gjeodet Romeo Nazarko.

“Punimet në masiv e kanë ndarë pjesën shkëmbore në dy pjesë. Pjesa poshtë segmentit të korridorit, e shkëputur nga bazamenti, nga tronditjet dhe nga shirat që kanë hyrë në hapësirat e krijuara, ka provokuar shembjen.”- argumenton më tej ai.

Sipas tij, ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore “nuk janë shkaku kryesor”. “Rrëshqitje nga ujërat ka çdo vit. Por kjo nuk ishte rrëshqitje rutinë. Ishte e provokuar nga ndërhyrja e njeriut.”

Edhe Safet Duka me bashkëshorten, ndajnë të njëjtin mendim.  “Shi bie çdo vit,” thotë Luiza, bashkëshortja e Safetit. “Po nuk ka rënë ndonjëherë kështu rruga.”

“Punojnë lart me shpime. Ka kriju çarje. Shiu gjen vend e futet.”- shton Safeti.

Inxhinier Nazarko paralajmëron se situata “mund të përsëritet edhe në segmente të tjera për shkak të terrenit”. Sipas tij, duhen monitorime të vazhdueshme dhe kontroll i imtësishëm i stabilitetit të masivit. “Kur ndërhyn në një terren të tillë, duhet të dish që çdo gërmim, çdo vibrim, ndryshon ekuilibrin natyror. Nëse nuk monitorohet në vijimësi, rreziku mbetet.”- përfundon ai.

Shumë para por pak cilësi

Segmenti Librazhd–Prrenjas është një nga nyjet kryesore të qarkullimit drejt juglindjes. Çdo bllokim i këtij aksi është më shumë se një incident lokal. Është ndërprerje e një korridori.

“Shembjet e përsëritura janë tregues i një modeli ekonomik joefikas,” thotë eskperti Eduard Gjokutaj. “Shumë para për ndërtim, shumë pak për cilësi.” Sipas tij, rrugët duhet të trajtohen si asete afatgjata, jo si projekte që mbyllen me inaugurim.

“Rruga nuk duhet të matet me kilometrat e inauguruar, por me vitet që funksionon pa bllokime dhe pa rrezik për jetën,” thekson ai. Çdo bllokim, shton Gjokutaj, është një “taksë e fshehur” që paguhet nga qytetarët me kohë, karburant dhe stres.

“Na rujti Zoti,” përsërit Safeti në fund. Në duar mban targën e makinës, të gjetur mes gurëve e baltës një ditë pas shembjes. E fshin me duar, e rrotullon ngadalë, si një dëshmi të asaj që mund të kishte qenë shumë më tepër se një dëm material. Disa sekonda ndanë një incident nga një tragjedi. Safet Duka dhe nëna e tij patën fat. Herës tjetër fati mund të mos mjaftojë./Faktoje.al/

Etiketa: dragostunjeLibrazhd-PrrenjasRrëshqitja e rrugës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

ANK nisi punimet pa u miratuar leja, çfarë zbuloi raporti gjeologjik për shembjen në Elbasan-Qafë Thanë

20:42 : 07/04/2026
AKTUALITET

Skandali me aksin Librazhd-Prrenjas/ Agim Kola që shkaktoi shembjen fiton tenderin e rrëshqitjeve!

21:52 : 26/03/2026
AKTUALITET

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, sekuestrohet tenderi i ARRSH, hetohet “InfraKonsult” e Redi Strugës

13:42 : 16/03/2026
AKTUALITET

Nga tenderimi te abuzimi me fondet, inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen e aksit Librazhd-Prrenjas

10:20 : 07/03/2026
AKTUALITET

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas rrit çmimin e bukës në Korçë, arrin në 150 lekë

11:27 : 04/03/2026
AKTUALITET

Degradimi i aksit Librazhd-Prrenjas, kreu i ARRSH pranon dështimin: Kam marrë mësim nga kjo situatë!

12:27 : 03/03/2026
Para

Rama mori Dash Sulën, Braçe nxjerr FOTON: Kush do flasë për fshatin tani

TË GJITHA

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom