Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë të premte masën e sigurisë, “detyrim paraqitje”, për 7 të miturit e arrestuar në protestën e Partisë Demokratike të mbajtur më 10 shkurt te Kryeministria.
Bëhet fjalë për shtetasit: Rei Bogdani, Sindrit Peka, Joel Korbi, Kreshnik Kastrati, Zeni Guraj, Daniel Zekaj dhe Oresti Halilaj.
Sipas Policisë ata akuzohen për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”;
Nga incidentet e regjistruara në protestë u plagosën disa efektivë të cilët morën djegie në trup. Në spital mori ndihmë mjekësore dhe deputeti Bledjon Nallbati i cili u plagos në kokë nga policia.














