• Kontakt
Saturday, June 20, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderi 220 mijë euro/ KLSH e kapi në shkelje, Gledjan Llatja i Elbasanit gënjen: “Nuk është e vërtetë”

10:33 : 13/02/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Në një raport auditimi të vitit 2025, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka konsideruar drejtpërdrejt përgjegjës kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja, për shkelje të rëndësishme në një tender me vlerë mbi 200 mijë euro për rikonstruksionin e rrugës “11 Nëntori”.

Por, për Llatjan, KLSH-ja nuk e ka konsideruar shkelje, por vetëm ka dhënë rekomandime për përmirësimin e mëtejshëm të menaxhimit të tenderave publikë në Elbasan.

Qëndrimi i Llatjas, i cili nuk përputhet aspak me gjetjet dhe konkluzionet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, u shpreh gjatë një interpelance tërësisht jo-transparente, të zhvilluar këtë të Enjte (12 shkurt 2026) në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Lexo edhe:

ASHK e Goxhobellit, e kthyer në “bunker”. Kreu i KLSH: Nuk lejon auditimin, të ndërhyjë Parlamenti

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e tenderit 28 mln euro të uniformave të Policisë

Kryetarja e grupit këshilltar opozitar, Bianka Çopja, kishte përgatitur një set pyetjesh për kryebashkiakun Gledjan Llatja, në vijim të një serie problematikash të konstatuara nga KLSH në “Raportin e Auditit Financiar dhe të Përputhshmëri në Bashkinë Elbasan”, përfunduar në qershor të vitit 2025.

Në foto: Këshilltarja demokrate, Bianka Çopja, gjatë interpelancës me kryebashkiakun e Elbasanit, Gledjan Llatja

Sipas Çopjas, Bashkia e Elbasanit nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi për gjetjet e Kontrollitt ë Lartë të Shtetit, si edhe Llatja nuk ka ndërmarrë asnjë masë për përmirësimin e situatës.

Por, për Llatjan, interpelanca ishte thjesht retorikë politike nga ana e opozitës dhe se KLSH-ja thjesht ka dhënë disa sugjerime dhe opinione për Bashkinë, të cilat janë vlerësuar pozitivisht nga ai dhe stafi i tij drejtues.

Këshilli Bashkiak i Elbasanit vendosi që mbledhjen me interpelancën e Llatjas ta zhvillonte pa praninë e medias dhe publikut, si edhe nuk e transmetoi në rrjete sociale zyrtare siç ndodh përherë, me argumentin se “këto janë çështje të brendshme”.

Në foto: Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja, gjatë interpelancës në Këshillin Bashkiak

“Boldnews.al” ka arritur të sigurojë diskutimet gjatë interpelancës mes Gledjan Llatjas dhe këshilltares Bianka Çopja, në të cilën konstatohet lehtësisht se kryebashkiaku shmangu tërësisht përgjigjet për shqetësimet e ngritura gjatë interpelancës.

“KLSH nuk gjeti shkelje, por rekomandoi”

Në raportin e auditimit, KLSH konstatoi se në tenderin për rikonstruksionin e rrugës “11 Nëntori”, me fond limit 22 milionë lekë të reja (mbi 220 mijë euro), “rezulton se disa Inxhinier (Ing. E. M.; Ark. E. T.; Ing. Top. E. M.) pjesë e grupit të punës për hartimin e projekt të zbatimit, nuk janë pajisur me licencën e projektimit”.

Po ashtu, KLSH-ja thotë se projekti është hartuar “pa oponencë teknike, duke përbërë një risk të shtuar për kryerjen e punimeve të ndërtimit në mospërputhje me normat dhe standardet e përcaktuara në dispozitat ligjore që rregullojnë veprimtarinë e ndërtimi”.

Në foto: KLSH ngarkon me përgjegjësi Gledjan Llatjan për tendering 220 mijë euro

Për të dyja këto problematika, audituesit shtetërorë kanë arritur në konkluzionin se “ngarkohet me përgjegjësi Titullar i Autoriteti Kontraktor Bashkia Elbasan, z. Gledjan Llatja”.

Por, për kryebashkiakun e Elbasanit situata nuk është aspak ashtu siç ka zbuluar Kontrolli i Lartë i Shtetit.

“Në dijeninë time nuk ka pasur inxhinierë të palicensuar”, deklaroi ai gjatë interpelancës jo-transparente.

Më tej, Llatja deklaroi se “Bashkia e Elbasanit nuk ka në dispozicion inxhinierë për të gjitha llojet e punimeve. Por, në rastet e caktuara ne marrin inxhinierë të kontraktuar nga jashtë apo kemi një grup inxhinierësh që ndihmojnë Bashkinë për projekte të caktuara. Na është kërkuar në vazhdimësi nga KLSH që të kemi inxhinierë për punime specifike, por që kjo është e pamundur deri tani, për shkak të tregut dhe se sektori privat paguan më shumë se sektori publik. Megjithatë, i kontraktojmë për punime të caktuara”.

Ai nuk dha asnjë shpjegim konkret se ku e bazonte kundërshtinë e tij për gjetjen e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Zero përgjigje konkrete

Gledjan Llatja u thirr në interpelancë për t’iu përgjigjur të paktën 13 pyetjeve të përgatitura nga këshilltarja Çopja, të cilat lidheshin të gjitha me konstatimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në foto: Kërkesa e këshilltares Bianka Çopja për interpelancën me kryebashkiakun Gledjan Llatja

Në çdo rast, kryebashkiaku i Elbasanit i konsideroi pyetjet “të paqarta”, ndërkohë që përgjigjet e tij nuk dhanë asnjë përgjigje konkrete.

Llatja foli në terma të përgjithshëm, mes të cilave “KLSH ka sugjeruar…” apo “Bashkia ka marrë masat konkrete për përmirësimin e punës”.

Por, në asnjë rast ai nuk deklaroi se cilat ishin masat reale, pavarësisht këmbënguljes së kërkueses së interpelancës, Bianka Çopja, që kryebashkiaku të tregohej më konkret.

Etiketa: Bianka ÇopjaGledjan Llatjaklshtender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

ASHK e Goxhobellit, e kthyer në “bunker”. Kreu i KLSH: Nuk lejon auditimin, të ndërhyjë Parlamenti

18:23 : 15/06/2026
AKTUALITET

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e tenderit 28 mln euro të uniformave të Policisë

17:46 : 09/06/2026
AKTUALITET

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026
AKTUALITET

Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro!

21:32 : 28/05/2026
AKTUALITET

Tenderët e dyshimtë për laboratorin doganor/ Skemë e Besmir Bejës për kontrabandën e naftës Shqipëri-Kosovë?

16:33 : 27/05/2026
AKTUALITET

Milionat e Bashkisë së Bulqizës rrjedhin drejt tenderit korruptiv të ujësjellësit

08:10 : 25/05/2026
Para

Aksident në aksin Korçë-Bilisht/ Makina përplas këmbësorin, transportohet në spital

TË GJITHA

Këmbimi valutor 20 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:53 : 20/06/2026

Anatomia e një lindjeje të munguar, pse çiftet shqiptare po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë

08:42 : 20/06/2026

Bosnja sërish nën mbikëqyrje: Kontrolle më të ashpra për paratë e qytetarëve, diasporës dhe ekonomisë

08:29 : 20/06/2026

Shqipëria pritet të humbasë 43% të grupmoshës 15-24 vjeç deri në 2050, e katërta në botë

08:15 : 20/06/2026

Fundjava me diell përvëlues, ja sa do të shkojnë temperaturat

08:08 : 20/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 20 qershor 2026

23:00 : 19/06/2026

Berisha publikon videon nga festa e Ballukut: S’kena me u pa më bashkë…

22:53 : 19/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetsmovejojobetmarsbahis girişbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetamgbahisgrandpashabetjojobetGrandpashabetjojobet