Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të ndryshojë një vendim të mëparshëm të Shkallës së Parë lidhur me masën e sekuestros mbi disa llogari bankare, duke urdhëruar heqjen e saj në emër të Olsi Ibros, i vetëvrarë rreth dy vite më parë.
Gjykata rrëzoi pjesën tjetër të kërkesave të paraqitura nga ankuesit, duke i cilësuar ato si të pabazuara në ligj.
Olsi Ibro është bashkëshorti i pronares së Micro Credit Albania.
Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës sekuestroi asetet pasurore të dy shoqërive Micro Credit Albania dhe Final, të cilat akuzohen se kanë krijuar skema mashtrimi me mikrokreditë me qëllim zhvatjen e qytetarëve.
Sipas Prokurorisë nga hetimet, ka rezultuar se këto dy shoqëri tregtare në bashkëpunim me Shoqërinë ADCA dhe me disa shoqëri të tjera përmbarimore, por edhe me ndihmën e një eksperte vlerësuese, kanë krijuar së bashku një skemë mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve që aktualisht përllogaritet në miliona Euro.
LEXO EDHE:
Mikrokreditë/ Kamatat abuzive, MCA dhe Final, 37 mln euro vetëm nga “borxhet e këqija”
Ankandet fiktive, skemat si u zhvatën pronat dhe paratë e qytetarëve nga mikrokreditë
Kaos me mikrokreditë e sekuestruara, Risena Xhaja ndërron 4 herë administratorët e MCA dhe Final















