• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skedë vdekjeje “natyrale” pas aksidentit tragjik, familjarët akuzojnë drejtësinë për mbulim të ngjarjes

20:59 : 10/02/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Një rast i rëndë, me pasoja fatale dhe me shumë pikëpyetje mbi veprimet e drejtësisë dhe institucioneve shëndetësore, është denoncuar në emisionin investigativ Fiks Fare nga një qytetar i Durrësit.

Nëna e tij humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është lënë i lirë.

Ajo që e bën edhe më tronditës këtë rast është fakti se në skedën zyrtare të vdekjes, shkaku është shënuar “vdekje natyrale”, pavarësisht se viktima kishte kaluar 20 ditë në reanimacion pas aksidentit.

Sipas denoncimit, më 27 dhjetor, e moshuara u aksidentua në lagjen ku banonte, teksa po kalonte rrugën. Një automjet e goditi dhe, sipas pamjeve filmike të siguruara nga Fiks Fare, drejtuesi i mjetit ka lëvizur makinën mbrapsht, duke e lënë gruan poshtë saj.

Qytetarë të rastit janë detyruar të ngrenë automjetin me duar për të nxjerrë të moshuarën, e cila u transportua me urgjencë në spital. Ajo qëndroi për 20 ditë në reanimacion, në gjendje të rëndë shëndetësore, deri sa ndërroi jetë.

Lexo edhe:

Përplasen dy automjete në Sarandë, njëra përmbyset në rrugë

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

Familjarët shprehen të tronditur nga fakti se autori i dyshuar, një i ri 24-vjeçar, është lënë i lirë. Ata deklarojnë se nuk e njohin dhe se nuk kanë marrë informacion të plotë nga institucionet, përveç një vendimi gjykate ku është caktuar vetëm masa e “detyrimit për paraqitje” dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit.

Sipas familjarëve, Prokuroria e Durrësit kishte kërkuar masën e arrestit, por gjykata vendosi një masë më të lehtë. Ajo që bie më shumë në sy në vendimin gjyqësor, të siguruar nga Fiks Fare, është deklarata e përfaqësuesit të organit të akuzës, i cili gjatë seancës ka pohuar se e aksidentuara “ka qenë jashtë rrezikut për jetën”, ndërkohë që ajo ndodhej në reanimacion deri në momentin e vdekjes.

Gazetarët e Fiks Fare iu drejtuan Prokurorisë së Durrësit për të marrë informacion lidhur me kërkesën e prokurorit në gjykatë, si dhe për të mësuar nëse ndaj drejtuesit të mjetit ishte kryer testi i alkoolit dhe cili kishte qenë rezultati. Edhe pse afatet ligjore për përgjigje kanë kaluar, prokurori i çështjes, Sokol Nishani, nuk ka kthyer asnjë reagim.

Ndërkohë, familjarët kanë siguruar skedën e vdekjes, ku shkaku i humbjes së jetës nuk lidhet me aksidentin rrugor, por është shënuar “vdekje natyrale”. Ky fakt ka shtuar dyshimet dhe revoltën e familjes, e cila kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gazetarët kontaktuan edhe mjekun, vula e të cilit ndodhet në skedën e vdekjes. Ai e pranoi gabimin, duke e cilësuar si një “lapsus momenti”. “Më vjen turp për këtë që ka ndodhur. Nuk kam mbrojtur autorin dhe as nuk e njoh. Në përshkrim më poshtë kam shkruar ‘traumë’. Ka qenë një gabim i çastit”, u shpreh mjeku.

Familjarët e viktimës deklarojnë se nuk do të ndalen derisa çështja të zbardhet plotësisht. Vajza e të ndjerës shprehet e vendosur: “Nëse shteti nuk i jep dënimin e merituar autorit, ne nuk e falim vdekjen e nënës sonë.” /Top Channel/

Etiketa: AksidentDurresreanimacion

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasen dy automjete në Sarandë, njëra përmbyset në rrugë

16:19 : 05/06/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026
AKTUALITET

Aksidenti tragjik në Kardhiq-Delvinë/ Zbardhen emrat e viktimës dhe të tre të plagosurve

09:49 : 05/06/2026
AKTUALITET

Rrëshqitja e dheut pas shirave të fundit rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

09:21 : 05/06/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Kardhiq – Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

08:45 : 05/06/2026
AKTUALITET

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026
Para

Protesta e PD-së, policia tërheq zvarrë disa qytetarë për t’i shoqëruar në komisariat

TË GJITHA

Përplasen dy automjete në Sarandë, njëra përmbyset në rrugë

16:19 : 05/06/2026

“Veç gënjeshtrave, dëgjova një gjë shokuese”/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Jam i revoltuar

16:13 : 05/06/2026

Qeveria i jep Salillarit koncesionin 1 miliardë euro të rrugës Milot-Balldren

16:06 : 05/06/2026

Tentoi të godiste me thikë efektivin e rrugores, arrestohet 38-vjeçari /EMRI

15:56 : 05/06/2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, lihen në burg dy rojet private të kompanisë ‘Major Security’

15:50 : 05/06/2026

Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

15:45 : 05/06/2026

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom