Një pjesë e rrugës që të çon drejt Malit të Tomorrit është dëmtuar, duke e bërë të vështirë qarkullimin e qytetarëve drejt vendit të shenjtë.
Siç shihet edhe në pamje, asfalti është çarë dhe një pjesë e tokës ka rrëshqitur, duke e kthyer lëvizjen në këtë segment në të rrezikshme për automjetet.
Kjo rrugë u përfundua në vitin 2021. Në atë kohë, kryeministri Edi Rama shpërndau në Facebook pamje nga aksi i ri me krenari, por vetëm pas 5 vitesh segmenti paraqitet i dëmtuar, në një situatë që ngjashme me raste të tjera të infrastrukturës së re në vend.
Kujtojmë rastin e rrugës Qukës–Qafë Plloçë, ku një masiv dheu u shkëput dhe bllokoi plotësisht qarkullimin.
Mali i Tomorrit është një nga vendet më të vizituara në Shqipëri, veçanërisht nga besimtarët bektashinj gjatë pelegrinazhit të përvitshëm.














