Analisti dhe gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, ka komentuar përplasjen e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe Bashkimit Europian lidhur me çështjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.
Sipas Shkullakut, kjo nuk është një betejë për individin, por një lëvizje dëshpëruese e Ramës për të mbrojtur veten.
Sipas tij, Rama nuk e lëshon imunitetin e Ballukut sepse hetimi i saj shkon direkt tek ‘Palloshi’.
“Rasti i Belinda Ballukut është ajo që thamë, sepse dakord që për herë të parë, e thashë, mbas 13 vjet, kanë kaluar 13 vjet që Bashkimi Europian për herë të parë bën një deklaratë që paralajmëron mazhorancën. Pra i jep një, mund të themi, një lloj ultimatumi, që nëse nuk votohet imuniteti, nëse, vihet në pikëpyetje e ardhmja europiane e Shqipërisë.
Është i njëjti Bashkim Europian që ka mbyllur sytë para vjedhjes së zgjedhjeve. Është i njëjti që ka mbyllur sytë para persekutimit të mediave dhe gazetarëve. Është i njëjti bashkim europian që ka ndodhur vjedhje në mes të ditës, ka pasur ligj special për të prishur teatrin, ligj special për Alabarin, janë vjedhur fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë, për dixhitalizimin e të tjera e të tjera.
Pra, pavarësisht përgjegjësisë që vendet anëtare kanë ndaj taksapaguesve të tyre, përsëri për Edi Ramën i ka mbyllur sytë. Dhe ata e kanë parë, ambasadorët e tyre janë këtu, se si është akumuluar një pushtet i jashtëzakonshëm në dorën e një njeriu. Për herë të parë, kur ky pushtet po ju kthehet kundër se çfarë na kanë thënë ata deri tani? Na kanë thënë që ju duhet të trokisni qorrazi çdo veprim të drejtësisë së re. Sepse është një drejtësi që jua garantojmë ne, që është drejtësia më e mirë që do keni, është një histori suksesi.
Dhe shumica kanë duartrokitur qorrazi. Dhe kur hiqeshin imunitete, dhe kur burgoseshin njerëzit, dhe kur merreshin zvarrë, kanë thënë që ky është standardi i BE-së. Tani që për herë të parë, Rama ndodhet përballë një fakti, që nuk po akuzohet anëtarët e çetës së Rilindjes që kanë vjedhur për shtëpinë e tyre.
Kemi rastin e numrit dy të qeverisë që ka vjedhur, ka shkelur barazinë në tendera për interes të kapos. Rama ka bërë dy deklarata për të cilat çdo prokurori do ta merrte minimumi në pyetje. Ka thënë që po, flas dhe rekomandoj biznesmen tek ministrat e mi. Po, kam takuar kompaninë turke dhe i kam thënë hajde investo në Shqipëri. Domethënë shqiptarët janë budallenj, e ka takuar ky dhe i tha hajde investoni në Shqipëri dhe ata erdhën me vrap. Pra, Rama ka konflikt të pastër interesi të paktën te çështja e Ballukut.
Me siguri që ka dhe do të dalin dhe te çështja e AKSHI-t, që është edhe më e rëndë se kjo e Ballukut. Po rrimë te Balluku ku kërkohet imuniteti. Rama është i dënuar që të hyjë në një konflikt mes sponsorëve të reformës në drejtësi, drejtësisë së re, nëse mund ta quajmë kështu. Është i dënuar sepse do apo nuk do, Rama do jetë, do jetë tjetri. – u shpreh ndër të tjera Shkullaku.














