Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli në A2 CNN, tha se ndryshimet e fundit në Kodin Penal, duke i cilësuar ato si një goditje ndaj reformës në drejtësi.
Sipas tij, me ndryshimet e reja është hequr mundësia që prokurori të lidhë marrëveshje me persona nën hetim, të cilët, në këmbim të bashkëpunimit dhe zbardhjes së një skeme korruptive, mund të përfitonin ulje ose përjashtim nga dënimi.
“Nuk është kapur një fakt shumë i rëndë që ka ndodhur me ndryshimet në Kodin Penal.Ai ka ndryshuar nenin që bën fjalë për bashkëpunëtorët e drejtësisë.
Pra ata që gjatë rrugës bëhen pishman dhe kërkojnë bashkëpunimin me organet e drejtësisë, dhe në këmbim të asaj të përfitojnë ulje dënimi apo përjashtim nga dënimi i rëndë, këta e kanë shfuqizuar me ndryshimet e fundit. Pse e kanë bërë?
E kanë bërë që të gjithë këta që po arrestohen dhe po merren nën hetim të mos flasin më sepse nëse deri dje josheshin nga drejtësia me qasjen që po fole, po bashkëpunove do përjashtohesh apo do të ulet dënimi, tashmë s’e kanë më sepse e hoqën këta me ligj”, tha Lapaj.














