• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e ndihmëses ligjore Jurida Bajraktari

19:23 : 09/02/2026
në AKTUALITET, VETTING, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 9 shkurt vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të ndihmëses ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Jurida Bajraktari, duke i rrëzuar si të pabazuara shkaqet e ngritura në ankim lidhur me pasurinë e profesionalizmin.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) konstatoi probleme në aspektin profesional të ndihmëses ligjore Jurida Bajraktari, si dhe faktin se ajo kishte aplikuar për pozicionin që mban pa përmbushur kriterin e vjetërsisë në punë. Megjithatë, këto shkaqe nuk u gjetën penalizuese nga Komisioni dhe u vendos pezullimi nga detyra i subjektit, si dhe detyrimi i saj për të kryer një trajnim njëvjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës. Një vit më vonë, më 25 shtator 2023, bazuar në rezultatin “mirë” të arritur në përmbyllje të trajnimit, KPK e konfirmoi në detyrë.

Vendimi i KPK u ankimua nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili vlerësoi se mangësitë profesionale të evidentuara janë të tilla që nuk mund të korrigjohen, as përmes trajnimit pranë Shkollës së Magjistraturës. Në shkaqet e ankimit u parashtrua edhe gjetja lidhur me aplikimin për pozicionin e ndihmëses ligjore, në një kohë kur ajo nuk përmbushte kriterin ligjor të eksperiencës prej 7 vitesh punë, pasi kishte dokumentuar vetëm 3 vjet e gjysmë përvojë si juriste. Po ashtu, u parashtruan edhe shkaqe për deklarime të pasakta në kriterin e pasurisë.

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho u qëndroi shkaqeve të ankimit dhe kërkoi shkarkimin e Bajraktarit, kërkim që u kundërshtua si i pabazuar nga subjekti.

Kolegji e rrëzoi si të pabazuar qëndrimin përfundimtar të drejtuesit të SPAK, lidhur me deklarim të pasaktë të subjektit për arsye të mospasqyrimit në deklaratën “veting” të një kredie të marrë prej prindërve të bashkëshortit.

Lexo edhe:

10 arsye, përse anëtarët e KPA nuk mund të bëhen gjyqtarë Apeli

Procesi i vetingut mbyll siparin, lë pas një sistem drejtësie të brishtë

Kolegji vëren se bashkëshorti i subjektit ka qenë në cilësinë e garantorit për kredinë e marrë prej prindërve të tij dhe nuk ka përfituar nga shuma e marë, si dhe nuk ka kontribuar për shlyerjen e saj. Po ashtu, KPA konstatoi se kjo kredi nuk ka ndikuar në pasurinë apo interesat privatë të Bajraktarit. Në vijim, Kolegji argumentoi se nuk ka ndonjë përcaktim ligjor të qartë për mënyrën e deklarimit të marrëdhënieve të kësaj natyre.

Nisur nga fakti se deklarata “veting” ka qenë e para dhe e vetmja e plotësuar nga subjekti; për shkak paqartësisë së përcaktimeve ligjore për deklarimin e një marrëdhënie të tillë; si dhe për arsye se nuk është konstatuar asnjë dyshim për këtë situatë, Kolegji e gjen të pabazuar pretendimin e ngritur në ankim se mosdeklarimi i marrjes së kredisë përbënë deklarim të pasaktë.

Po ashtu, Kolegji gjeti të pabazuar edhe për aspektin profesional. Sipas KPA, nuk ka përcaktime të qarta për mënyrën e ushtrimit të detyrës nga ana e ndihmësve ligjorë. Trupi gjykues i Kolegjit vlerëson se veprimtaria e ndihmësit ligjor mbetet e ndërvarur me kërkesën e gjyqtarit pranë të cilit e ushtron këtë detyrë.

Megjithëse u gjetën të drejta konstatimet e Komisionit për aspektin profesional, u vlerësua po ashtu se nuk mund të rëndohet pozita e subjektit sipas shkaqeve të ankimit. Sipas KPA, vendimmarrja e KPK në këtë aspekt mund të cënohet vetëm si rrjedhojë se veprimeve të subjektit për të vështirësuar vlerësimin e saj, ose nëse puna që ka kryer ka cënuar të drejtat e qytetarëve. Kolegji vëren se Bajraktari nuk ka qenë vendimmarrëse dhe për rrjedhojë është gjetur i drejtë arsyetimi i KPK, se problemet profesionale janë shëruar pas përfundimit me sukses të trajnimit në Shkollën e Magjistraturës.

KPA rrëzoi si të pabazuar edhe pretendimin tjetër lidhur për shkelje të etikës me fshehjen e mosplotësimit të kritereve ligjore për t’u punësuar në detyrën e ndihmëses ligjore. Trupi gjykues i Kolegjit sjell në vëmendje se etika ka të bëjë me periudhën e rivlerësimit. Po ashtu, konstatohet se veprimi është kryer para se subjekti të merrte detyrën, e për rrjedhojë nuk është konsideruar si indikator për vlerësimin e etikës.

Sipas KPA, megjithëse në aplikim nuk është përshkruar fakti i mosplotësimit të viteve të punës, tek CV-ja e dorëzuar bashkëngjitur ka përshkrim të plotë të eksperiencave të punës. Kolegji çmon se nuk rezulton të ketë elementë të keqbesimit apo mashtrimit, nga për rrjedhojë nuk mund të ketë shkelje. Po ashtu, Kolegji vlerëson se mbetet i pabazuar edhe pretendimi për cënim të besimit, me argumentin se ka mbetur pa lëndë.

Në përfundim, KPA vendosi lënien në fuqi të vendimit të KPK si të bazuar në në ligj e në prova. /Reporter.al

Etiketa: Jurida Bajraktarikpa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

10 arsye, përse anëtarët e KPA nuk mund të bëhen gjyqtarë Apeli

11:34 : 01/04/2026
AKTUALITET

Procesi i vetingut mbyll siparin, lë pas një sistem drejtësie të brishtë

09:01 : 21/03/2026
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e arrestuar, Aurel Zarka

19:11 : 05/03/2026
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e ndihmëses ligjore, Albana Palaj

17:39 : 04/03/2026
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako

14:05 : 27/02/2026
AKTUALITET

KPA pushon çështjen e ndihmësit ligjor, Ervin Aliu

12:31 : 27/02/2026
Para

Kur drejtësia kthehet në rrezik se nuk vjedh dot i qetë

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom