• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tragjedia e familjes Kola në Itali/ Mblidhet shuma për riatdhesimin e trupave, çfarë zbuloi raporti i Prokurorisë

09:43 : 09/02/2026
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Shuma e nevojshme për riatdhesimin e trupave të familjes Kola, e cila u shua nga helmimi me monoksid karboni në provincën e Luccës në Itali, është mbledhur pak ditë pas ngjarjes së rëndë.

Sipas mediave të huaja, fushata e hapur në platformën GoFundMe ka arritur mbi 75 mijë euro, fonde që do të përdoren për shpenzimet funerale, transportimin e trupave drejt Shqipërisë dhe për mbështetjen e familjarëve të viktimave.

Apeli është hapur nga Durim Kola, vëllai i Artit Kola, i cili ka sqaruar se ceremonia mortore do të zhvillohet në Shqipëri, ndërsa fondet e mbetura do të ndahen për familjet e tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë në Porcari, ku humbën jetën Arti Kola (48 vjeç), bashkëshortja e tij Jonida (43 vjeç), djali Hadjar (22 vjeç) dhe vajza Xhesika (15 vjeç). Sipas të dhënave paraprake, shkaku i vdekjes ishte ekspozimi ndaj monoksidit të karbonit të lëshuar nga një kazan gazi i instaluar së fundmi në banesë.

Mediat italiane raportojnë se, në momentet e para të emergjencës, djali i madh i familjes kishte telefonuar shërbimet e urgjencës për të kërkuar ndihmë për motrën e tij, e cila kishte shfaqur e para shenja të helmimit. Për shkak se familja ishte zhvendosur së fundmi, adresa e komunikuar rezultoi e pasaktë, çka bëri që ambulanca të mos arrinte të lokalizonte menjëherë banesën. Pas disa minutash, telefoni celular nuk mori më përgjigje.

Lexo edhe:

Shqiptari terrorizon me armë një lokal në Napoli, arrestohet nga karabinierët

Itali – “Skifteri” shqiptar kapet në arrati, ishte dënuar për vjedhje në seri

Banesa u gjet rreth një orë e gjysmë më vonë, pas ndërhyrjes së karabinierëve. Edhe Durim Kola, i cili mbërriti në vendngjarje së bashku me shërbimet e emergjencës, humbi ndjenjat për disa sekonda pasi hyri në shtëpi, për shkak të përqendrimit të lartë të monoksidit të karbonit.

Ndërkohë, Prokuroria e Luccës ka hapur një hetim për të rindërtuar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të verifikuar përgjegjësitë e mundshme. Sipas informacioneve të deritanishme, kaldaja ishte e re dhe dyshohet se është instaluar nga vetë pronari i banesës. Rezultatet e analizave toksikologjike, të kryera nga mjeku ligjor Stefano Pierotti, priten gjatë ditës së sotme dhe pritet të sqarojnë përfundimisht shkaqet e vdekjes, duke bërë të mundur edhe shmangien e autopsive.

Pas përfundimit të procedurave ligjore, trupat e pajetë të katër anëtarëve të familjes Kola do të riatdhesohen në Shqipëri.

Etiketa: familja kolaItalitragjedi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqiptari terrorizon me armë një lokal në Napoli, arrestohet nga karabinierët

12:25 : 03/06/2026
AKTUALITET

Itali – “Skifteri” shqiptar kapet në arrati, ishte dënuar për vjedhje në seri

11:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Humb jetën kamionisti shqiptar në Itali, dyshimet

14:11 : 02/06/2026
AKTUALITET

I përfshirë në trafik kokaine, arrestohet shqiptari në Itali! Jetesa në hotel e tradhtoi

10:43 : 02/06/2026
BOTA

Dyshohet për rast me Ebola në Itali, detajet e para

21:19 : 31/05/2026
AKTUALITET

Po transportonin 5 kg kokainë me një furgon me targa shqiptare, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

15:57 : 29/05/2026
Para

Faza përfundimtare në procesin e Hagës

TË GJITHA

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom