Këshilli i Ministrave ka miratuar rritjen me 2.5% të pagave për disa kategori të administratës publike për vitin 2026.
Sipas vendimit, nga kjo rritje do të përfitojë edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Rritja e pagave do të përfshijë gjithashtu gjyqytarët, prokurorët, punonjësit e Gardës së Republikës, Policisë së Burgjeve, koordinatorët kundër korrupsionit, punonjësit mbështetës, specialitetet e ndryshme në administratën publike, si dhe personelin e sistemit shëndetësor.
“Në kuadër të këtij vendimi, Këshilli i Ministrave ka miratuar indeksimin me 2.5% të pagave dhe elementeve përbërëse të tyre për disa kategori të administratës publike për vitin 2026.
Vendimet përfshijnë rritjen e pagës së Presidentit të Republikës dhe të pagës referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë, si edhe përditësimin e strukturave të pagave për Gardën e Republikës, Policinë e Burgjeve, koordinatorët kundër korrupsionit, punonjësit mbështetës dhe specialitetet e ndryshme në administratë, si dhe personelin e sistemit shëndetësor.”, thuhet në njoftim.














