Qeveria e Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka lëshuar një paralajmërim urgjent për qytetarët e saj që ndodhen në Iran, duke i kërkuar të largohen menjëherë nga vendi për shkak të rreziqeve të mundshme për sigurinë.
Në njoftimin e publikuar nga përfaqësia amerikane, qytetarëve u bëhet e qartë se nuk duhet të mbështeten te ndihma e qeverisë së SHBA-së gjatë largimit, por të organizojnë udhëtimin në mënyrë të pavarur.
Sipas paralajmërimit, opsioni më i rekomanduar për largim është përmes rrugëve tokësore drejt Turqi ose Armeni.
Për ata që nuk kanë mundësi të largohen menjëherë, autoritetet amerikane këshillojnë të qëndrojnë në vend dhe të marrin masa të shtuara për sigurinë personale.
Ky paralajmërim vjen në një periudhë tensioni të lartë dhe sinjalizon se situata për qytetarët amerikanë në Iran mund të jetë serioze dhe e paparashikueshme.














