• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama e quajti “aludim patologjik”/ Prokuroria e Durrësit, arreste masive për kontrabandën e mbetjeve

17:55 : 03/02/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Prokuroria e Durrësit ka urdhër arrestimin e 33 personave, ndër të cilët zyrtarë e drejtues të kompanive private, në dyshimet se kanë kryer kontrabandë me mallra të ndaluara, në vijim të hetimeve për eksportin e dhjetra kontenierëve me lëndëve të rrezikshme nga Shqipëria drejt Azisë Juglindore, në gusht të vitit 2024.

Burime zyrtare thonë se mes personave për të cilët është lëshuar masë sigurimi është edhe ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Arta Dollani, si edhe drejtues të kompanisë private “Sokolaj”, e cila ka kryer transportin e lëndëve të ndaluara nga Porti i Durrësit në drejtim të Tajlandës.

Rasti u bë publik për herë të parë nga organizata ndërkombëtare mjedisore “Basel Action Neteork” ekspozoi inekzistencën e institucioneve shtetërore, të cilat duhet të kishin zbuluar trafikun e mbetjeve. Dokumentet e publikuara nga BAN me qendër në Bazel zbuluan se prej muajsh në Kinë, në Portin e Nanshas, janë bllokuar 115 kontenierë nga dogana kineze Fangcheng, që kanë ardhur nga Porti i Durrësit.

Sipas dokumenteve të përkthyera në anglisht nga BAN BAZEL rezulton se kemi deklarime të ndryshme nga ajo që është deklaruar në Portin e Durrësit pasi kemi të bëjmë me mbetje të ngurta.

Lexo edhe:

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

Pas këtij denoncimi, autoritet e Tajvanit refuzuan të marrin ngarkesën që vinte nga Shqipëria, duke e rikthyer në vendin tonë. Ngarkesa prej dhjetra kontenierësh u vendos në port, ndërkohë që Prokuroria e Durrësit urdhëroi sekuestrimin e saj, deri në përfundim të hetimeve që nisën sapo situata publike nisi të nxehej.

Në foto: Gjovana Sokolaj, pronare e “Sokolaj” shpk

Pas më shumë se 18 muajsh, Prokuroria e Durrësit duket se ka krijuar bindjen që lënda e transportuar nga “Sokolaj” shpk ka përmbajtje të rrezikshme dhe është një mall i ndaluar që të eksportohet.

Rama del bllof

Ky konstatim i Prokurorisë së Durrësit nxjerr zbuluar edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili mohoi faktin që nga Shqipëria mund të transportoheshin lëndë të rrezikshme.

Rama i konsideroi “aludim patologjik” deklarimet publike se nga vendi ynë ishin transportuar lirisht lëndë të rrezikshme drejt shteteve të tjera.

Në një seanca parlamentare në shtator të vitit 2024, Rama u shpreh se “Sipas të dhënave të publikuara, është shumë e qartë se eksporti i mallrave në fjalë nuk është eksport mbetjesh i rrezikshme. Gjithashtu praktika doganore e këtyre eksporteve ka të bashkëngjitur certifikatën e analizës së mallit nga laboratori i një vendi të bashkimit europian i cili konfirmon deklarimin e subjektit”.

Në foto: Kryeministri Edi Rama, duke folur në Parlament

Më tej, ai vijoi duke thënë se, “në të dyja rastet, transportit nga Elbasani drejt Tajlandës dhe atij nga Kosova drejt Kinës, mallrat e deklaruar janë transportuar nga porti i Durrësit, drejt porteve Europiane me të gjithë dokumentacionin përkatës. Kanë qëndruar dhe janë magazinuar në vendet e Bashkimit Europian ku askush nuk i ka ndaluar”.

Sipas tij, “këto mallra nuk bëjnë pjesë në klasifikimin e mallrave të rrezikshme. Edhe aludimi për mosveprim të amdinistratës portuale apo detare, në rastin më të mirë është alogjik, ose në rastin më të keq, kemi të bëjmë me një aludim psikopatologjik, i atikuluar jo nga institucionet ndërkombëtare por nga burimet ndotëse të Tiranës politike dhe mediatike”.

Por, garancitë e ofruara publikisht nga kryeministri Rama u rrëzuan së fundmi nga hetimet e Prokurorisë së Durrësit, e cila duket se ka konfirmuar me prova shkencore së lënda në kontenierët e sekuestruar është e ndaluar dhe e rrezikshme.

Historia e kontenierëve

Në Korrik të vitit 2024, një ngarkesë prej 102 kontenierësh u nis nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës. Kompania eksportuese, “Sokolaj” shpk e Gjovana Sokolajt, kishte deklaruar se ngarkesa përbëhej nga mbetje alumini, një material i lejuar për tregtim jashtë vendit brenda disa parametrave të caktuar.

Por, në Gusht të atij viti, ndërkohë që ngarkesa, e llogaritur rreth 800 ton material, gjendej e pashkarkuar në portet e vendit në Azinë Juglindore, një organizatë ndërkombëtare mjedisore, “Rrjeti i Aksionit të Bazelit”, ngriti alarmin se ngarkesa e nisur nga Shqipëria nuk ishte mbetje alumini, por dyshohej se kishte pluhur helmues të lëshuar nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike.

Pas krijimit të kësaj situate, autoritetet në Tajvan nuk e pranuan ngarkesën nga Shqipëria dhe 102 kontenierët e eksportuar nga “Sokolaj” shpk u rikthyen sërish në Portin e Durrësit.

Në foto: Kontenierët e sekuestruar janë nën administrimin e Agjencisë së Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara

Menjëherë pas kthimit të kontenierëve, Prokuroria e Durrësit njoftoi në 22 Gusht 2024 nisjen e hetimeve, duke u fokusuar tek dyshimet për kryerjen e veprave penale të “Transportit të mbetjeve të ndaluara”, “Shpërdorim detyre” dhe “Kontrabandë me mallra të ndaluara apo kufizuara”.

Për të hetuar këtë rast, u ngrit një grup hetimor, i përbërë nga një prokurore, dy oficerë të Policisë Gjyqësore dhe të gjithë veprimet drejtoreshin nga shefja e caktuar përkohësisht e Prokurorisë së Durrësit, Suela Beluli.

Hetimi për këtë rast kishte vështirësitë e veta, pasi institucionet shqiptare janë të kufizuara në kapacitetet e tyre për të kryer ekspertizat e nevojshme mbi llojin e materialit që gjendet në kontenierë.

“Trafiku i mbetjeve” nuk ndalet

Në shkurt 2025, Dogana e Ankonës në Itali, në bashkëpunim me Guardia di Finanzia, zbuloi një ngarkesë prej 58 ton mbetje që “përmbanin nivele të larta të substancave toksike si zink, plumb dhe bakër, të dëmshme për mjedisin dhe potencialisht vdekjeprurëse për ekosistemet ujore”.

Në foto: Njoftimi i Doganës së Ankonas për sekuestrimin e ngarkesës me origjinë nga Shqipëria

Në një njoftim zyrtar të Doganës së Ankonës thuhej se ngarkesa ishte importuar nga Shqipëria prej dy shoqërive italiane.

Hetimet çuan në sekuestrimin e materialit dhe denoncimin e përfaqësuesve ligjorë të dy kompanive të përfshira. Ata akuzohen për “trafikim të paligjshëm të mbetjeve”, “gënjeshtër ideologjike e kryer nga një person privat në një dokument publik” dhe “pengim i aktiviteteve të kontrollit”.

Për këtë rast, Prokuroria e Durrësit apo Drejtoria e Doganave nuk kanë dhënë asnjë njoftim zyrtar, nëse kanë nisur verifikimet mbi subjektin apo subjektet që kanë ngarkuar lëndët e dyshimta në Shqipëri e me destinacion Portin e Ankonës, në Itali.

Lista e personave të përfshirë

Gjovana Sokolaj Pronare e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg

Doni Sokolaj Administrator i kompanisë D.o.o Minerals në arrest me burg

Olizana Pemati Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg

Mirjeta Zotaj Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj” në arrest shtëpiak

Mikail Hila Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition” në arrest me burg

Mbarime Koroci Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” në arrest me burg

Nazif Bajrami Pronar i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg

Andon Prifti Administrator i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg

Petrit Qosja Person fizik në tregtinë e mbetjeve në arrest me burg

Julian Kapedani Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Indrit Likaj Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Helidon Lila Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Edmond Voda Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Shkëlqim Jakupi Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Florian Çimo Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg

Gazmend Sina Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg

Ingo Hesse, administrator i kompanisë EMS APO në arrest me burg

Arta Dollani Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM në arrest shtëpiak

Marjeta Përlala Drejtoresha aktuale e AKM në arrest shtëpiak

Dritan Seferaj Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM në arrest me burg

Kledina Skendo Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

Bujana Tonçiça Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

Evis Mellonashi Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

Kejdi Ahmetaj Drejtoria e Inspektimit, AKM në arrest me burg

Iva Musa Inspektore e Autoritetit Portual Durrës, arrest shtëpiak

Xhulio Golgota Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, arrest me burg

E.D., arrest me burg

Y. S., arrest me burg

M. I., arrest me burg

R. B., arrest me burg

H. S., arrest me burg

A. Sh., arrest me burg

Sh. H., arrest me burg

LEXO EDHE:

Trafiku i mbetjeve të rrezikshme/ Lidhjet (jo) rastësore mes Elman Abules dhe Gjovana Sokolaj

Etiketa: Edi RamaGjovana Sokolajprokuroria e durresit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026
AKTUALITET

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
Para

“Projektet, gropa thithëse korrupsioni”/ Salianji nga Fieri: Rrugët e Rilindjes rrezikojnë jetët e qytetarëve

TË GJITHA

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom