Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë, vijon të jetë i izoluar prej mëngjesit të sotëm, pasi një masiv shkëmbor bllokoi totalisht aksin.
Sipas raportimeve, si pasojë e bllokimit të rrugës, një ambulancë me një të grua me këmbë të thyer ka mbetur e bllokuar.
Mësohet se gruaja po dërgohej drejt Spitalit të Elbasanit, ndërsa stafi mjekësor ka ndëhyrë duke e nxjerrë me barrelë nga ambulanca dhe duke e kaluar në anën tjetër të rrugës përmes lumit pranë aksit, për të vazhduar transportin dhe për t’i dhënë ndihmën e nevojshme.
Situata paraqitet alarmante, ndërsa deri më tani aksi vijon të jetë i paralizuar duke bllokuar edhe qarkullimin e dhjetëra mjeteve që lëvizin në këtë aks.
LEXO EDHE:
Bie masivi shkëmbor në aksin Librazhd-Prrenjas, bllokohet totalisht qarkullimi














