Ndarja nga jeta e aktorit të njohur Fitim Makashi i ka prekur të gjithë dhe veçanërisht familjen e tij.
I biri, këngëtari i njohur Redon Makashi ka ndarë sot dhimbjen e thellë me një mesazh prekës në rrjetin social, duke njoftuar edhe detajet për ceremoninë mortore dhe homazhet.
Ai shprehet se po njofton me dhimbje të thellë ndarjen nga jeta në moshën 82-vjeçare të të atit dhe se homazhet do mbahen nesër (1 shkurt) në Art Turbina në Tiranë, nga ora 11:00-13:00 dhe më pas ceremonia do zhvillohej në Varrezat e Sharrës, në kryeqytet.
“Me dhimbje të thellë njoftoj ndarjen nga jeta të babait tim, artistit Fitim Makashi. Homazhet në nderim të tij do të mbahen nga ora 11:00-13:00, pranë Art Turbina.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në Varrezat e Sharrës në Tiranë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe ngushëllimet. U prehtë në paqe!”- shkruan Makashi.















