Në protestën e “Shqipëria Bëhet” drejtuar nga Adriatik Lapaj, pankartat me mesazhe që kanë spikatur më shumë kanë qenë ato drejtuar kryeministrit Edi Rama të cilit i drejothen me fjalët hajdut apo çyryk.
“O çyryk, o hajdut, këmbët me një këpucë kanë për tu fut”, apo “Shqipëria po mbytet, kryeministri luan me bjeshkat”, “Të rinjtë i largojnë, prindërit i vjedhin”, “Shqipëra nuk është pronë private”, thuhet ndër të tjera në pankartat që mbajnë në duar mbështetësit e partisë “Shqipëria Bëhet”.
















