Forca të shumta policie janë paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Kadastrës së Vlorës, ku po kryhet paketimi dhe transferimi i dokumentacionit të hipotekës drejt Tiranës.
Pavarësisht kundërshtimeve të punonjësve, urdhri i Lorenës po zbatohet me nxitim.Dokumentet dhe materialet janë ngarkuar në një kamion dhe po transportohen drejt kryeqytetit, të shoqëruara nga forcat e policisë.
Punonjësit po përgatisin një tjetër shkresë zyrtare e cila do të firmoset ku kundërshtojnë këtë vendim.
Ndërkohë kujtojmë që Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, vendosi të shkrijë Kadastrën e Vlorës, për ta sjellë në Tiranë, 100 metra larg Burgut 313.
Pa një motiv të saktësuar, është urdhëruar që brenda datës 31 të këtij muaji i gjithë dokumentacioni të transferohet në Tiranë.














