• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kaso zbërthen prapaskenat e Ramës për mandatin e Ballukut: Po i bën presion Kushtetueses

15:43 : 29/01/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka folur për çështjen e mandatit të zv/kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin e saj, ndërsa lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama se ka ushtruar presion politik dhe ka përdorur institucionet për ta mbrojtur atë.

Duke folur në programin e drekës në News24, Kaso tha se edhe çështja e dërgimit në Gjykatën Kushtetuese nuk është kërkuar nga ndonjë individ, por nga Këshilli i Ministrave, sipas tij, pas një tërheqjeje të Ramës përballë presionit të Ballukut.

“Rama u kthye pas kërcënimit të zv/kryeministres, mori rolin e avokatit të saj dhe vuri në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, duke shfrytëzuar pushtetin”, u shpreh Kaso.

Ai theksoi se masa e sigurisë e kërkuar nga SPAK mund të jetë arrest me burg ose arrest shtëpie, ndërsa kritikoi zvarritjen e procesit në Kuvend. “Kaluan pesë javë dhe më në fund u thirr mbledhja, për t’u anuluar mëngjesin e së njëjtës ditë. Disa u njoftuan me email, disa me SMS apo telefon. Më pas u nxor një shkresë, një paçavure”, deklaroi deputeti demokrat.

Kaso akuzoi drejtuesit e Kuvendit për trajtim selektiv të kërkesave, duke thënë se pesë kërkesa zyrtare të opozitës u injoruan, ndërsa kërkesa të anëtarëve të mazhorancës u morën parasysh.

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

“U hodhën në kosh pesë kërkesa të opozitës dhe u urdhërua Garda të mbyllte derën. A janë Taulant Balla dhe Çomo më të rëndësishëm?”, tha ai, duke e cilësuar drejtimin e Kuvendit si “të paqartë dhe të papërgjegjshëm”.

Sipas Kasos, mesazhi politik është i qartë: “Rama ka urdhëruar që Kuvendi të shndërrohet në një mburojë për të korruptuarit, në shkelje të çdo tradite parlamentare.”

Deputeti demokrat shtoi se nuk ka asnjë precedent të rrezikshëm, pasi pezullimi nga detyra parashikohet nga Kodi i Procedurës Penale dhe se GJKKO, me kërkesë të SPAK, nuk ka kufizuar ekzekutivin në ushtrimin e kompetencave të tij. “Disa mendojnë se nëse Rama apo Balluku përfundojnë në burg, vendi kolapson. Kjo nuk është e vërtetë”, u shpreh ai.

Në fund, Kaso theksoi se tashmë çështja nuk mund t’i drejtohet më Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se kjo gjykatë duhet të japë një sinjal të qartë pavarësie. “E kuptoj presionin e politikës dhe të mazhorancës, por Kushtetuesja duhet të ngrihet në nivelin e rolit të saj kushtetues”, përfundoi Kaso.

Etiketa: ballukuEdi Ramaivi kaso

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
Para

Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës dhe marijuanës, arrestohet shqiptari në Bologna

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom