Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksident fatal i regjistruar pak ditë më parë në Rumani, që i mori jetën shtatë tifozëve të PAOK-ut, mes tyre edhe 1 shqiptar.
Ngjarja u regjistrua pak ditë më parë ku një mjet tip minibus me tifozët e skuadrës PAOK, u përplas me një maune, dhe si pasojë humbën jetën 7 persona dhe u plagosën disa të tjerë.
Pak më herët u raportua se shoferi i minibusit ka humbur kontrollin e mjetit si pasojë e një parakalimi, por sipas informacioneve ai dyshohet se ka qënë nën efektin e lëndëve narkotike pasi në furgon janë gjetur drogë dhe alkool.
Ndërkohë shoferi i kamionit të përfshirë në aksident u shpreh se në eksperiencën e tij 34-vjeçare, nuk ishte përpallur ndonjëherë me një situatë të tillë.
“Në 34 vitet që kam drejtuar kamion, nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Kam drejtuar mbi 1,000,000 kilometra dhe kjo është hera e parë që jam përballur me një situatë të tillë “, tha shoferi.
Kujtojmë se pjesë e këtij aksidenti të frikshëm ishin edhe dy shqiptarë. Vasil Pilo i cili humbi jetën dhe Genci Sadiku, i plagosur rëndë. Të dy tifozë të zjarrtë të PAOK.














