Një aksident me një të vdekur është regjistruar pasditen e sotme në Tepelenë, në aksin rural Tepelenë–Lopës, pranë kthesës që të çon drejt fshatit Salari.
Sipas informacioneve paraprake, një furgon ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë, drejtuesi i mjetit, ka humbur jetën në vendngjarje.
Ende nuk është konfirmuar nëse në momentin e aksidentit në mjet ndodheshin pasagjerë të tjerë.














