• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Po na sjellin varrezat në derën e shtëpisë”, projekti fantazëm i Gledjan Llatjas në Elbasan

10:38 : 27/01/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE, VIDEO

Për shumë breza, gjyshet kanë trembur fëmijët e vegjël për t’i vënë në gjumë me një shprehje të errët: ”Fli, se vijnë fantazmat!”

Ditët e fundit, mbi 100 shtëpi në fshatin Belerbe të Elbasanit, gjenden në një situatë, ku ndërthuren frika e fëmijëve nga “fantazmat e varreve” me një projekti tërësisht fantazëm të kryebashkiakut Gledjan Llatja, për zgjerimin e varrezave të qytetit.

Pak ditë më parë, një brigadë e zgjeruar punëtorësh të bashkisë së Elbasanit mbollën një rresht të gjatë me fidanë të rinj, në mes të një hapësire rreth 100 metra të gjatë, që ndan pjesën fundore të varrezave të qytetit me një grup të madh shtëpish.

Fillimisht, banorëve iu tha në mënyrë informale se aty do të ndërtohej një park i gjelbëruar. Idea dukej interesante dhe banorët besuan vërtetë në vullnetin e mirë të Bashkisë së Elbasanit.

Por, emocioni paraprak u shua shpejt. Disa prej banorëve që folën për “Boldnews.al” thanë se projekti i ri nuk kishte të bënte aspak me park, por me një ide të kryebashkiakut Llatja për zgjerimin e hapësirës së varrezave.

Lexo edhe:

Llatja i Elbasanit, gati lëvizjen “mashtruese” për KLSH, krijon SH.A për të fshehur punësimet elektorale

Raporti i KLSH: Bashkia e Elbasanit, prokurime me mangësi dhe dëm ekonomik

Në këtë pikë, nisi revolta. Sipas asaj që shohin qytetarët në terren, e kuptojnë se varrezat e reja do të mbërrijnë shumë pranë shtëpive të tyre.

Në foto: Varrezat janë aktualisht rreth 100 metra nga banesat

“Ne nuk jemi kundër zhvillimit, por nuk mund të pranojmë që varrezat të na vijnë tek dera e shtëpisë. Nuk mund të jetojmë, duke parë e dëgjuar në çdo moment qarjet e njerëzve që kanë humbur të afërmit e tyre. Do të na tmerrohen fëmijët”, thonë disa prej banorëve, të cilët prej disa ditësh janë angazhuar për përgatitjen e një peticioni drejtuar Bashkisë së Elbasanit, për të ndryshuar projektin e zgjerimit të varrezave nga pjesa e banuar.

Ata thonë se janë pronarë të rregullt të banesave, me çertifikata pronësie e të legalizuara dhe se nuk u kanë marrë ata happësirë varrezave, por Bashkia po ua sjell në shtëpi.

Nuk ka projekt

Qytetarët kundërshtojnë atë që e quajnë “projekt të Bashkisë”. Por, në fakt, projekt nuk ka.

Bianka Çopja, drejtuese e grupit opozitar në Këshillin Bashkiak të Elbasanit thotë për “Boldnews.al” se “nuk ka asnjë vendim për zgjerimin e varrezave të qytetit”.

Ajo thotë se është vënë në dijeni për këtë projekt “fantazëm” nga banorët e zonës dhe se ka përcjellë një kërkesë të qytetarëve drejtuar kryebashkiakut Gledjan Llatja dhe kreut të të Këshillit Bashkiak, Lutfi Lala, në të cilën kërkohen informacione mbi këtë projekt-ide.

Në foto: Banorët kundërshtojnë “projektin” për zgjerimin e varrezave drejt banesave të tyre

Sipas banorëve, projekti, ashtu siç është propozuar apo duke u zbatuar, cënon normat ligjore dhe parimet bazë të mbrojtjes së shëndetit publik, për shkak të afërsisë së varrezave me zonën e banuar, duke rrezikuar kushtet higjeno-sanitare dhe cilësinë e jetesës së banorëve.

Ata konstatojmë se nuk është zhvilluar një proces i rregullt konsultimi publik me banorët e zonës. Ata thonë nuk janë informuar zyrtarisht dhe nuk u është dhënë mundësia të shprehin mendimin apo kundërshtimet e tyre.

Qytetarët kërkojnë t’u dëgjohet zëri

Në vijim të peticionit të tyre, banorët e fshatit pranë varrezave kërkojnë që të jenë të pranishëm në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak, ku të kenë mundësi t’u dëgjohet zëri dhe të japin kundërshtitë e tyre për projektin “fantazëm” të Gledjan Llatjas.

Kryekëshilltarja bashkiake e opozitës, Çopja, thotë se Këshilli Bashkiak ka parashikuar të zhvillojë mbledhjen e saj rutinë të Mërkurën e 28 Janarit 2026.

Në foto: Kërkesa e banorëve për kryebashkiakun Gledjan Llatja dhe Këshillin Bashkiak

Por, siç konstaton ajo, në “rendin e ditës nuk është përfshirë asnjë diskutim apo miratim projekt-vendimi për zgjerimin e varrezave”, megjithëse punonjësit komunalë të Bashkisë së Elbasanit tashmë kanë nisur piketimin e zonës së punimeve.

Bianka Çopja thotë se në mbledhjen e Këshillit Bashkiak do të diskutohet, ndër të tjera, një projekt-vendim për “Miratimin në parim të fillimit të procedurës për shpronësimin e pasurive pronë private për realizimin e projektit me interes publik “Ndërtimi i rrugës rrotonda e varrezeve -intersektimi i rrugës “Nos Josif”,ndodhur në Z.K 8522 dhe 8527”,nga Bashkia Elbasan dhe burimin e financimit të këtij shpronësimi”.

Por, “nuk ka asnjë vendim për zgjerimin e varrezave”, thotë ajo për “Boldnews.al”

Etiketa: bashkia elbasanGledjan Llatjaprojekt fantazemvarrezat e qytetit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Llatja i Elbasanit, gati lëvizjen “mashtruese” për KLSH, krijon SH.A për të fshehur punësimet elektorale

11:58 : 29/04/2026
AKTUALITET

Raporti i KLSH: Bashkia e Elbasanit, prokurime me mangësi dhe dëm ekonomik

13:26 : 23/03/2026
AKTUALITET

Tenderi 220 mijë euro/ KLSH e kapi në shkelje, Gledjan Llatja i Elbasanit gënjen: “Nuk është e vërtetë”

10:33 : 13/02/2026
AKTUALITET

Dorëheqje masive në Elbasan! Largohen drejtues të lartë dhe administratorë të njësive vendore

13:06 : 14/07/2025
AKTUALITET

Thellohet hetimi për “Eco-Elb”/ Sot dëshmojnë zyrtarë të 7 bashkive që menaxhojnë inceneratorin

08:21 : 27/06/2025
AKTUALITET

Bashkia Elbasan, pranon: “Nuk ka incenerator”. Rritet çmimi për depozitimin e mbetjeve në landfill

13:05 : 03/06/2025
Para

Tabaku në Kuvend: Pranoni propozimet e PD-së për Kodin penal! Ligji i medias jo i konsultuar

TË GJITHA

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

13:36 : 05/06/2026

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

13:26 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom