• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dhoma e Avokatisë Vlorë kundër zhvendosjes së Kadastrës: Vendim i dëmshëm për qytetin

19:45 : 26/01/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë ka reaguar ashpër ndaj vendimit  të Lorena Goxhobellit për transferimin e strukturave vendore të Kadastrës nga Vlora në Tiranë, duke e cilësuar atë si të papranueshëm, të njëanshëm dhe thellësisht të dëmshëm për qytetin, profesionistët e drejtësisë dhe qytetarët e qarkut të Vlorës.

Në një deklaratë publike, Dhoma e Avokatisë shprehet se ky vendim nuk përbën një rast të izoluar, por është vazhdim i një politike sistematike të zbrazjes institucionale të Vlorës.

Sipas saj, kjo prirje ka arritur kulmin me largimin e mëparshëm të Gjykatës Administrative dhe Gjykatës së Apelit, duke e lënë qytetin pa institucione kyçe të drejtësisë dhe duke e kthyer atë në një “periferi institucionale pa peshë” në hartën juridike të vendit.

Ndërkohë, vendimi që hyn në fuqi më 1 shkurt 2026, ia heq qytetit bregdetar shërbimet e menaxhimit të pronave, duke i përqendruar ato në kryeqytet.

Sipas dokumentit zyrtar, ky hap justifikohet me “përmirësimin e organizimit të punës” dhe “rritjen e eficiencës”. Por për qytetarët e Vlorës, ky vendim përkthehet në një tjetër goditje ndaj aksesit në shërbimet publike.

Lexo edhe:

Lorena Goxhobelli nën lupën e SPAK/ Rama i refuzon (3 herë) dorëheqjen drejtoreshës së Kadastrës

Lorena e Kadastrës del mbi ligjin, nuk zbaton mbi 300 rekomandime të KLSH-së

Në vend që të lehtësojë jetën e banorëve, vendimi i drejtueses së ASHK i detyron ata të udhëtojnë drejt Tiranës për çdo dokument pronësie, duke shtuar kostot dhe burokracinë.

Gjatë drejtimit të Lorena Goxhobellit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës është përfshirë në një sërë skandalesh që lidhen me abuzime me pronat publike, legalizime të paligjshme dhe korrupsion të përhapur.

Reagimi:

Dhoma e Avokatisë Vlorë shpreh indinjatën dhe kundërshtimin e saj të fortë ndaj vendimit të fundit për zhvendosjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës nga qyteti i Vlorës drejt Tiranës, një vendim i papranueshëm, i njëanshëm dhe thellësisht i dëmshëm për qytetin, profesionistët e drejtësisë dhe qytetarët e këtij qarku.

Ky veprim nuk është një rast i izoluar, por vazhdim i një politike sistematike të zbrazjes institucionale të Vlorës, e cila ka arritur kulmin me largimin e Gjykatës Administrative dhe Gjykatës së Apelit, duke e shndërruar qytetin në një periferi institucionale pa peshë në hartën e drejtësisë shqiptare.

Largimi i institucioneve shtetërore nga Vlora përbën:

– Cenim të rëndë të aksesit në drejtësi dhe shërbime publike për mijëra qytetarë;

-Goditje direkte ndaj profesionit të avokatit, funksionimit të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë juridike;

-Diskriminim territorial të hapur, që favorizon centralizimin ekstrem në Tiranë dhe braktis qytetet historike e strategjike të vendit.

Vlora, një qytet me peshë historike, juridike dhe kombëtare, nuk mund dhe nuk duhet të trajtohet si një qytet i dorës së dytë. Vendime të tilla, të marra pa konsultim me komunitetin juridik dhe pa asnjë analizë reale të pasojave, përbëjnë shkelje të parimeve të shtetit të së drejtës dhe decentralizimit administrativ.

Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë kërkon:

-Rishikimin e menjëhershëm dhe anulimin e vendimit për zhvendosjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës;

-Ndërprerjen e politikës së largimit të institucioneve nga Vlora;

-Rikthimin e funksioneve gjyqësore dhe administrative, të domosdoshme për një qytet të këtij dimensioni dhe rëndësie.

Nëse kjo prirje vazhdon, Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë rezervon të drejtën të ndërmarrë çdo veprim institucional dhe ligjor, në bashkëpunim me aktorë të tjerë vendorë dhe kombëtarë, për të mbrojtur interesin publik dhe dinjitetin e qytetit të Vlorës.

Vlora nuk do të heshtë dhe nuk do të pranojë të zhvishet nga institucionet e saj.

Etiketa: Dhoma Vendore e Avokatisë VlorëLorena Goxhobelli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lorena Goxhobelli nën lupën e SPAK/ Rama i refuzon (3 herë) dorëheqjen drejtoreshës së Kadastrës

18:45 : 31/03/2026
AKTUALITET

Lorena e Kadastrës del mbi ligjin, nuk zbaton mbi 300 rekomandime të KLSH-së

10:35 : 06/03/2026
AKTUALITET

Mbyllet përfundimisht Kadastra e Vlorës/ Punonjësit që nuk pranojnë shpërnguljen pushohen nga puna

10:07 : 02/02/2026
AKTUALITET

Shkrirja e Kadastrës në Vlorë/ Rama: Diskutim i panevojshëm! Do mbyllen të gjitha zyrat e rretheve

10:52 : 01/02/2026
AKTUALITET

Urdhri i Lorenës për shkrirjen e Kadastrës së Vlorës, nis transferimi i materialeve drejt Tiranës

16:44 : 29/01/2026
AKTUALITET

Lorena e ASHK shkriu Kadastrën e Vlorës nga frika e SPAK

16:20 : 29/01/2026
Para

Iu kërkua të largohen nga vendi ku punojnë, tregtarët në Vlorë protestë para bashkisë

TË GJITHA

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom