Një zjarr i madh shpërtheu në orët e para të mëngjesit në fabrikën e njohur të biskotave VIOLANTA, në Trikala të Greqisë.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, flakët nisën pak para orës 04:00 të mëngjesit, duke përfshirë një pjesë të madhe të fabrikës, ndërsa zjarri vijon të jetë i fuqishëm.
Sipas dëshmive të publikuara nga trikalaola.gr, zjarri u parapri nga një shpërthim i fuqishëm, aq i fortë sa u dëgjua në të gjithë qytetin e Trikalas dhe në fshatra përreth, ku në disa raste u thyen edhe xhamat e banesave.
Një pjesë e fabrikës është shembur, ndërsa sipas punonjësve në vendngjarje, nuk kishte rezervuarë LPG, çka përjashton për momentin një nga shkaqet më të zakonshme të shpërthimeve industriale.
Mediat helene raportojne për 3 gra të cilat kanë humbur jetën, ndersa dy gra të tjera rezultojnë të zhdukura.
Në zonë ndodheshin 11 persona në momentin e incidentit. 5 prej tyre nuk janë identifikuar ende, ndersa 6 persona u transportuan në spital për ndihmë të parë.
Sipas informacioneve zyrtare, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.














