Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur rreth orës 00:40, në aksin rrugor Mamurras–Krujë.
Sipas Tch, dy drejtues mjetesh janë konfliktuar mes tyre për motive të dobëta dhe si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Petrit Ndou.
Burime për mediat bëjnë me dije se autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë, Mamurras, i cili është arrestuar në flagrancë nga policia pas ngjarjes.
Për hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje janë administruar disa dëshmi dhe deklarata. Sipas burimeve, janë pyetur nëna dhe bashkëshortja e autorit, Dhurata Ndreka dhe Gentjana Vokri. Po ashtu, është pyetur edhe Kleo Ndou, 30 vjeç, banues në Thumanë, si dhe tre shtetas të tjerë që kishin njohje me viktimën.
Prokuroria dhe policia po vijojnë veprimet hetimore për veprën penale të “Vrasjes me dashje”, parashikuar, ndaj shtetasit Andi Vokri, ndërsa po vlerësohet edhe pozita e personave të tjerë të pranishëm në vendngjarje.














