Një mjet i llojit skrep, gjatë punës që po kryente për pastrimin e kanalit të Siavit, në lagjen “10 Korriku” në Vlorë, është përfshirë nga flakët.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka kaluar në mbinxehje dhe më pas ka marrë flakë.
Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar.














