• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Afera 140 milion $ me Smart City, Rama “nderohet” në Emirate me të njëjtën medalje si Putin dhe Assad

17:40 : 13/01/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama është nderuar me medaljen e lartë nga presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed al Nayan.

Në një reagim në rrjetet sociale, ku shfaqet duke mbajtur medaljen e madhe në duar, Rama shkroi se ndihej thellësisht i prekur dhe se ky ishte vlerësimi më i madh që kishte marrë ndonjëherë një kryeministër shqiptar.

“Thellësisht i prekur prej surprizës së paimagjinueshme dhe nderimit të jashtëzakonshëm nga presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed bin Zayed al Nahyan. Akordimi i medaljes më të lartë të vendit mik, e cila mban emrin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara, Sheikut Zayed, është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar, që e mora përulësisht plot me krenari për Shqipërinë, e me mirënjohje të thellë për mikun e madh të shqiptarëve, Lartësinë e tij Sheikh Mohammed bin Zayed, si edhe për çdo shqiptar që ma ka besuar udhëheqjen dhe përfaqësimin e atdheut tonë të përbashkët”, shkroi ai.

Por medalja që Rama e paraqet si nderim historik nuk është aspak aq e pastër sa shitet. Kjo dekoratë ka përfunduar në duart e dhjetra udhëheqësve, përfshirë presidentë, monarkë e figura të cilat janë zhytur deri në fyt në akuza për korrupsion, pasurim të paligjshëm, shkelje të të drejtave të njeriut dhe madje krime lufte.

Në shumë raste, kjo medalje është parë si një gjest miqësor mes elitave që i bëjnë qoka njëri-tjetrit, një shenjë mirënjohjeje për favore të errëta.

Lexo edhe:

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

Në rastin e Ramës medalja që ai mban në qafë vlen 140 milion $. Pasi kompania Presight AI Ltd me qendër në Abu Dhabi, dhe kryetar Sulltan Al Jaber, ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, është caktuar të kryejë survejimin e qytetarëve shqiptarë.

Bëhet fjalë për një marrëveshje të mbyllur pa garë, ku kompania e regjistruar rishtas do të instalojë mijëra kamera, sensorë dhe pajisje të inteligjencës artificiale, duke administruar të dhënat e qytetarëve, trafikun dhe lëvizjet brenda territorit të Shqipërisë.

Duket se pas tenderit të dhënë për kompanianë Presight, presidenti ka shpërblyer Edi Ramës.

Ja lista e disa personave që kanë marrë të njëjtën medalje si Rama:

Një prej emrave që ka marrë këtë medalje është Vladimir Putin, i nderuar më 10 shtator 2007. Presidenti rus akuzohet nga vendet perëndimore dhe organizatat e të drejtave të njeriut për shtypje të opozitës, mbylljen e mediave të pavarura dhe shkelje të lirive civile brenda Rusisë. Në arenën ndërkombëtare, Putin konsiderohet përgjegjës për agresionin ndaj Ukrainës dhe për pasojat humanitare të luftës që vijon. Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij për dyshime mbi krime lufte, përfshirë deportimin e fëmijëve ukrainas dhe sulmet ndaj civilëve.

Në listë është edhe Bashar al-Assad, nderuar më 31 maj 2008. Presidenti sirian akuzohet për shtypje të përgjakshme të protestave të vitit 2011, bombardime të zonave civile gjatë luftës civile, shkelje masive të të drejtave të njeriut, tortura në burgje, zhdukje të kundërshtarëve dhe përdorim të armëve kimike në disa sulme të dokumentuara ndërkombëtarisht.

Me të njëjtin çmim është nderuar edhe Sepp Blatter, ish-presidenti i FIFA-s, më 27 nëntor 2003. Ai u largua nga futbolli botëror pas një sërë akuzash për korrupsion, keqpërdorim fondesh dhe ndërhyrje në proceset e votimit, çështje që sollën pezullimin e tij nga institucionet sportive ndërkombëtare.

Lista përfshin gjithashtu Ali Abdullah Saleh, nderuar më 30 janar 2007. Ish-presidenti jemenas akuzohej për sundim autokratik, përqendrim pushteti në familjen e tij, korrupsion të përhapur dhe për nxitjen e konflikteve të brendshme që çuan Jemenin në një luftë civile shkatërrimtare.

Një tjetër fitues i medaljes është Pervez Musharraf, nderuar më 25 janar 2007. Ish-presidenti dhe ish-gjenerali pakistanez u akuzua për shkelje të kushtetutës gjatë qeverisjes së tij ushtarake, shpalljen e një gjendjeje të jashtëzakonshme antikushtetuese, shkarkimin e gjyqtarëve të lartë dhe ndalimin e qindra kundërshtarëve politikë. Për këto veprime, Musharraf u gjykuar në mungesë dhe u dënua me vdekje nga një gjykatë pakistaneze, megjithatë vendimi u anulua më pas./Boldnews.al

 

Etiketa: Edi RamaSheikh Mohammed bin Zayed al Nayan

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT
AKTUALITET

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurove të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026
AKTUALITET

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026
Para

Kroacia rikthen shërbimin ushtarak pas 17 vjetësh

TË GJITHA

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:04 : 05/06/2026

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ja çfarë pritet të diskutohet

08:59 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në Kardhiq – Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

08:45 : 05/06/2026

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026

35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja

08:18 : 05/06/2026

Plagosje me armë zjarri gjatë natës në Vlorë

08:05 : 05/06/2026

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit sot

08:02 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom