Rasti i Blerina Bashajt, nënës së tre fëmijëve, e cila u akuzua se braktisi tre të vegjlit e saj brenda banesës në Durrës, është shfrytëzuar nga bashkia për propagandë.
Në një njoftim publik të ndarë për mediat, shërbimi social pranë Bashkisë bën me dije se nëna e tre fëmijëve do të vijojë të mbajë kujdestarinë e tyre dhe se për ta do të sigurohet përkujdesje, veshmbathje dhe trajtim i vecantë.
Duke përmendur Policinë e Shtetit, shëndetësinë, në njoftim thuhet se do të bëhet dezinfektimi i ambjentit ku jetojnë tre të miturit, por këto nuk do të sigurohen nga vetë shteti por nga organizata World Vision.
“Drejtoria e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Durrësit, bën me dije se ka përfunduar mbledhja e Grupit Teknik Ndërsektorial (GTN), ku marrin pjesë Shërbimi Social, organizata jofitimprurëse, Policia, Shëndetësia dhe institucione të tjera, lidhur me situatën e tre fëmijëve dhe nënës së tyre, Blerina Basha.
Në këtë mbledhje u vendos që familjes t’i ofrohet menjëherë ndihma e nevojshme. Tre fëmijët do të dërgohen urgjentisht në spital, ku do të pajisen me veshmbathje dhe do të sigurohen të gjitha medikamentet e nevojshme për trajtimin e tyre shëndetësor. Gjithashtu, do të kryhet pastrimi dhe dezinfektimi i banesës ku ata jetojnë”. Këto i morën përsipër ti financojnë ARSIS dhe World Vision.- thuhet në njoftimin e ndarë me bujë në media.
Po ku ishte më herët Bashkia e qytetit dhe shërbimi social, për t’i ofruar ndihmë kësaj familje dhe shumë familjeve të tjera që janë përballur me përmbytje ditët e fundit.
Kujtojmë se nëna e tre fëmijëve, Blerina Basha, në dëshminë e saj ka deklaruar se si një nënë e divorcuar me tre fëmijë ishte e detyruar të punonte 16 orë dhe të paguhej vetëm 400 mijë lekë të vjetra, prej të cilave 300 kishte qeranë.
Megjthatë, autoritetet thonë se do tju dërgojnë veshmbathje dhe ushqime dhe dezinfektim të shtëpisë edhe këto të siguruara nga organizata jofitimprurëse.














